Gjykata Kushtetuese ka shtyrë dhënien e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke pranuar pretendimin e presidencës për të marrë prova shtesë.
Ndërkohë që Gjykata ka refuzuar thirrjen e dëshmitarëve të kërkuar nga presidenca, me pretendimin se nuk janë të nevojshme deklarimet e tyre.
Seanca e radhës pritet që të mbahet në datën 15 Qershor, ndërsa në periudhën mes dy seancave palët duhet të paraqesin provat e pretenduara, që do i shërbejnë dhënies së një vendimi të drejtë nga Kushtetuesja.
Në seancën e zhvilluar sot, këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, kërkoi më shumë prova nga institucionet si dhe dëshmitarë.
“Është e rëndësishme që para gjykates të thirren individë te interesuar, artistë dhe ekspertë si deshmitarë në këtë çështje. Janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë.
Kërkojmë që të merren si dëshmitarë për shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, Erion Veliaj, Bujar Leskaj dhe Albana Vokshi gjithashtu janë dy anetarë të parlamentit Italian të cilët kanë ngritur çeshtjen e teatrit dhe jane te gatshem te behen pjesë e kesaj seancë si dëshmitarë.” tha Dervishaj
Provat shtesë që kërkoi Presidenca
- Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar.
2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.
3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit.
4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës.
5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture.
6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike.
7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës.
8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike.
9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm.
11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit.
12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje.
13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën.
14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë.
15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës.
16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion.
17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.