Teatri/ Budina: Jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë

Regjisori Edmond Budina, një nga mbrojtësit më të fortë të kauzës së Teatrit Kombëtar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar më shumë prova nga Presidenca për shembjen e godinës historike nga qeveria, u shpreh besimplotë tek Kushtetuesja.

“Sistemi i drejtësisë i çdo vendi e ruan moralin. Por jo gjithmonë ligji përshtatet me moralin. Në rastin e Teatrit, është e qartë se morali dhe ligji janë bashkë, pasi është një aferë korruptive. Jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë se me Teatrin Kombëtar ngrihet demokracia në këtë vend”, tha Budina.

Exit mobile version