Ja e vërteta mbi vdekjen e 12 vjeçares nga fruthi në Fushë Arrëz!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, 12 vjeçarja në Fushë Arrëz vdiq nga fruthi në shtëpinë e saj për shkak të bllokimit të rrugës. Ai shkruan se Bashkia nuk e kishte hapur rrugën. “E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!
Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne
lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç nga fruthi ne fshatin Berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen, dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza,ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor”, shkruan qytetari.

Exit mobile version