Pse nuk e hap gojën Rama për tensionet në Kosovë?!

Prej tre ditësh në Kosovë janë “ndezur” gjakrat mes qeverisë dhe Listës serbe, pas arrestimit të drejtorit të zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ndërsa nga Tirana zyrtare nuk ka ende asnjë prononcim.
Kryeministri Rama, që nuk ka munguar me reagime në raste tensionesh edhe më të ulëta, kësaj here ka zgjedhur të heshtë. Po pse nuk e hap gojën Rama për tensionet në Kosovë?!
As ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka bërë asnjë reagim.
Ishte Rama ai që hodhi pak muaj më parë idenë e një Presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë duke ndezur polemika të ashpra në Kosovë dhe reagime nga ndërkombëtarët.
Ditët e fundit, biznese të shumta nga Kosova, por edhe opozita në Shqipëri kundërshtojnë me forcë vendosjen e taksës për kalimin në Rrugën e Kombit. Sot 150 kamionë mallrash nga Kosova bllokuan doganën e Morinës në shenjë proteste kundër taksës në rrugën e Kombit.
Rama reagoi vetëm duke thënë se taksa nuk është 10 euro, por 5 duke ngjallur reagime të shumta.
“Fax News shkruan se, mbetet për t’u parë qëndrimi i Kryeministrit shqiptar, që e ka përdorur në jo pak raste “nacionalizmin” në diskurin e tij politik.

Exit mobile version