Është kthyer në një traditë tashmë që çdo objekt, park, apo edhe zonë të kontruktuar, Veliaj do ta shpallë si objekt për tu rikonstruktuar dhe do të vendosë një çmim marramendës për të.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lulishten ‘Çajupi’, një hapësirë publike përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, e cila do të rinovohet me një vlerë mbi 500 mijë euro.
Sërish kjo lulishte, e cila është në gjendje shumë të mirë do t’i nënshtrohet punimeve vetëm sepse duke qenë e ‘gatshme’ është më e thjeshtë për tu promovuar, mbaruar dhe shitur si të ishte një sukses tjetër i Bashkisë së Tiranës.
Në këtë mënyrë, Veliaj vetëm sa rrotullohet brenda një rrethi vicioz ku kalon sa nga një objekt në tjetrin duke hequr e shtuar, ndryshuar e moderuar disa detaje e gjitha për hir të një tenderi të ri, një shume të re lekësh që do të kalojë në xhepat e kryebahskiakut dhe një tjetër vjedhjeje.
Të gjitha objektet dhe zonat e tjera që duhet të ndërtohen e ristruktuar vërtetë, pritet të bëhen nga PPP-të, të cilat në shumicën e rasteve edhe ato janë të destinuara që një pjesë të parave ta kalojnë në xhepat e Lali Erit.