Lufta mes bandave shënon dy viktima të radhës në kryeqendrën e Veriut të Shqipëri. Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri plumbash kur sa po dilnin nga banesa e tyre në lagjen “Kiras”, në Shkodër.
Ngjarja e rëndë e çon në 11 numrin e viktimave vetëm në 8 muajt e fundit, çka ka shtuar edhe pasigurinë mes qytetarëve.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili fajëson qeverinë dhe Policinë e Shtetit për qëndrimin e papërgjeshëm dhe kriminal.
Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Shkodra ne daren e krimit!
Ekzekutohen ne pragun e deres te shtepise se tyre, nga vrases te maskuar, vellezerit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Duke shprehur ngushellimet familjeve te viktimave denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te narkoqeverise dhe narkopolicise qe kane vendosur Shkodren nen sundimin e bandave te lidhura me pushtetin. sb