Jeleku 789 paund ose 1 milionë lekë i Erion Veliajt

Një jelek I Erion Veliajt kushton jo më pajk, por plot 789 paund, ose afro 1 milionë lekë. Bëhet fjalë vetëm për këtë jelek të firmës, “Moncler” të cilin Veliaj e vësh në një ditë normale ndërsa mashtron qytetarët nëpër Tiranë për vepra fantazmë dhe inezkistente.

Po ku i gjen Erion Veliaj 1 milionë lekë për të blerë një jelek? Dhe kur blen një jelek 1 milionë lekë ju mund të mendoni se sa e shtrenjtë mun të jetë e gjithë garderoba e tij apo dhe më tej. Bëhet fjalë për një luks të shfrenuar të Veliajt, i cili natyrisht nuk ka se sit ë mund të vijë me parëta e fituara legalisht.

Nuk kemi të bëjmë me para të fituara me “djersën e ballit”, por me me para të pista. Mos harroni raportin zyrtar ndërkombëtar të publikuar një muaj më parë që deklaronte se Tirana është kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista.

Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.

Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë.
Tirana është sot një qytet që vështirë se e njeh, edhe nëse ke jetuar në kryqytet për pak vite. Lulishtet janë zhdukur për t’u zëvendësuar nga përbindësha betoni që pastrojnë paratë e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve të korruptuar.

Artikulli paraprakDokumenti zyrtar/ Akuzat jo serioze të raportit të Dick Martit për Hagën kundër krerëve të UÇK-së
Artikulli tjetërFaqja e pare