Jo vetëm urgjenca e Durrësit, Vokshi publikon foton: Edhe materniteti i ri është dëmtuar, të bëhet transparencë

Albana VOKSHI

Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë.

Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu.

Fotot më poshtë tregojne një gjendje tepër shqetesuese.

Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike.

Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë.

Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik.

2 54

Exit mobile version