Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, në Lezhë pallatet janë përplasur dhe rrezikojnë jetën e dhjetëra familjeve!
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ne Lezhe pallatet jane perplasur dhe rrezikojne jeten e dhjetra familjeve!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Doktor, ne radhe te pare te urojme te jesh mire familjarisht. Doktor po te dergoj dy foto te dy pallateve ne Lezhe ku njeri prej tyre ka kohe qe eshte menjanuar bile asaj gruas qe banon ne ate kat paralel i eshte futur tarraca e pallatit tjeter brenda ne shtepi, ajo gruaja bashke me banoret e tjere te pallatit jane ankuar te institucionet dhe vec kane bere disa foto dhe nje papergjegjshmeri totale nga keto struktura.
Kane shkuar te bashkia te prefekti Gjok Jaku i cili eshte pergjegjes per lejet e ndertimit te ketyre dy pallateve dhe as e kane marr mundimin me u marr me kete pune,ankimimin e kane bere qysh me termetin e 21 shtatorit.
Sot ky problem paraqet nje rrezik potencial per te dy pallatet,e gjith Lezha e din qe ekziston ky problem bile kan kuriozitetin te shohin se si eshte mbeshtet njeri pallat tek tjetri, behet fjale per dy pallatet afer policise tek drini.
Doktor me shpresen se do ta pasqyrosh si foto dhe pastaj te shpresojme se do te kete vemendje nga strukturat pergjegjse keto jane dy fotot te marra nga te dy anet kerkoj te mbetem anonim,flm