Jonaid Myzyri u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK! Vartësi i Belinda Ballukut dyshohet për dhënie tenderash pa garë! KLSH zbuloi 2.5 miliardë euro abuzime

Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurorit Publik u paraqit të hënën në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime lidhur me një hetim të çelur nga ky institucion.

 

Për më shumë se dy orë, Myzyri qëndroi përballë prokurorëve si dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke dhënë sqarimet e tij, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente.

 

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.

Njëherazi SPAK po heton edhe zyrtarë të Komisionit të Prokurorimit Publik lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Exit mobile version