Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Joni Mushketa, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës si po organizohet votimi për shqiptarët jashtë vendit, duke e konsideruar procesin aktual një shembull tipik të shpërdorimit të fondeve publike dhe refuzimit të zgjidhjeve efikase përmes teknologjisë.
Sipas Mushketës, kostoja për dërgimin me postë të fletëve të votimit për diasporën pritet të shkojë në rreth 12 milionë euro, ose afërsisht 40 euro për çdo votues. “Ky është një proces që mund të zgjidhej shumë më lirë, më shpejt dhe më sigurt, përmes një aplikacioni në e-Albania, ku çdo votues ka tashmë akses personal”, deklaron ai.
Për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik- KEA, refuzimi i votimit elektronik – si për qytetarët brenda vendit, ashtu edhe për ata jashtë – nuk është mungesë mundësie, por vullneti për të ruajtur një sistem të vjetër që favorizon klientelizmin dhe manipulimin. “Këta nuk e duan teknologjinë sepse nuk e dot kontrollojnë. Nuk kanë ku fusin zarfin e radhës, ndaj zgjedhin postën dhe jo aplikacionin,” thotë Mushketa.
Ai kujton se të njëjtët aktorë politikë që tani i përshëndesin nga foltorja emigrantët, kanë votuar më parë kundër listave të hapura dhe kundër votimit elektronik. “Janë bashkë kur bëhet fjalë për ruajtjen e llokmave të pushtetit, koncesioneve dhe monopoleve,” shton ai.
Në përmbyllje, Mushketa bën thirrje për votim masiv më 11 maj, duke e cilësuar si “një detyrim kombëtar për të shembur një sistem që ka zaptuar shpresën e shqiptarëve”.
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#VotoNr4 – Koalicioni Euroatlantik
* Jonuz (Joni) Myshketa – Pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, me bindje të djathta, i angazhuar për drejtësinë e re, listat e hapura dhe aleancat strategjike me SHBA, BE dhe UK, ai është anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës që nga viti 2023 dhe kandidat për deputet në qarkun e Durrësit për Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet për Kuvend 2025.
Postimi i Plote: https://www.facebook.com/share/p/19KCTynzJo/
Vota e diasporës…
Kosto e dërgesave të fletëve të votimit për diasporën do të kushtojnë rreth 10.000.000(milion) euro, pa tvsh pra rreth 40 euro per çdo fletë për një total afërsishit për 250.000 votues.
Tani shqiptarët duhet të paguajnë plot 12.000.000 euro për një proçes i cili mund të zgjidhej në mënyrë elektronike përmes një aplikacioni në e-albania ku çdo votues ka një akses të tijin, duke reduktuar në këtë mënyrë kostot pra rëndesën e radhës për xhepat e shpuar të shqiptarëve, duke reduktuar burimet njerëzore, mundësitë e gabimeve njerëzore dhe manipulimeve.
Pra këta nuk duan aplikime përmes teknologjisë si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij pasi nuk mund të përfitojnë zarfin korruptiv të radhës dhe nuk mund të manipulojnë vullnetin e qytetarëve.
Këta janë bashkë pasi bashkë votuan listat e mbyllura.
Bashkë nuk pranuan votimin dhe numërimin elektronik.
Dhe bashkë do ndajnë përsëri llokmën e pushtetit e cila përkthehet në:
Konçesione korruptive tek ortakët e tyre.
Liçenza monopoli.
Investime strategjike.
Kulla shumëkatëshe.
Bashkë kërkojnë të ruajnë statusquonë e bizneseve dhe interesave të tyre ne kurriz të një populli të tërë.
Është detyrim kombëtar votimi masiv me 11 maj 2025 kundër një grushti në minorancë që kanë zaptuar dhe vrarë shpresën për ne qytetarët e lirë të Shqipërisë sonë të bekuar.
Shqiptarët duhet të votojnë zgjuar për veten e tyre për të ardhmen tonë të përbashkët.
Nuk mundet kurrsesi shkaktarët e mjerimit të vendit të jenë zgjidhja dhe zgjedhja.