Joni Myshketa: “Aleancat e pamoralshme dhe pragmatizmi i rëndomtë politik kanë dëmtuar Shqipërinë”

Joni Myshketa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, ka reaguar ashpër ndaj praktikave të shumta të pragmatizmit politik që, sipas tij, po dëmtojnë thellësisht besimin e qytetarëve në politikën shqiptare. Ai thekson se shumë politikanë shohin pushtetin vetëm si një mundësi për të realizuar interesa personale, duke injoruar integritetin dhe moralin.

Myshketa vë në dukje se politika shqiptare ka degraduar në një konkurrencë të shfrenuar për pushtet, ku përjashtohen zërat e rinj dhe aleancat formohen për qëllime pragmatike, duke u bërë gjithnjë e më të largëta nga nevojat reale të qytetarëve. Sipas tij, ky pragmatizëm politik ka bërë që qytetarët të humbasin besimin në klasën politike dhe të humbin çdo shpresë për ndryshim.

Ai thekson se zgjedhjet dhe pushteti nuk janë çështje të “radhës”, por të meritës, duke shpërndarë gjithashtu një mesazh të qartë për nevojën e një politike të bazuar në moral, ndershmëri dhe qytetari. Myshketa e mbyll fjalën e tij me një kritikë të fortë ndaj praktikave të korruptuara dhe të inkriminuara që, sipas tij, kanë karakterizuar politikën e Shqipërisë për më shumë se një dekadë.

 

Postimi i plotë i Joni Myshketës:

_”E dëgjoj shpesh kur thonë se rëndësi kanë nr…(por pa moral brenda janë të barabartë me ZERO, nuk bëjnë asnjë diferencë me të keqen)

Duhen votat thonë, kur së bashku me pushtetin mbyllën listat, duke u mbyllur derën të rinjve..

Duhet të vimë ne në pushtet thonë disa që pikërisht prej babëzisë së tyre u përzunë prej tij…

Është radha jonë thonë disa të tjerë…se kemi këshilltar Amerikan me vete, se i paguajmë sa frëngu pulën e na duhet pushteti për të larë borxhet….

Nuk është me radhë kjo punë, por me meritë..

Amerikani I radhës lëshon faturën dhe gajaset me mentalitetin tonë…

Disa madhështor të tjerë (PL) bashkojnë votat me pushtetin në Këshillin Bashkiak për të shpyllëzuar e për të hedhur beton ndërkohë që janë në “opozitë” të ethshme me ta.

Pa harruar lloj lloj deklaratash karshi të ngjashmëve që nuk e mendojnë si ti…

Nuk mundet e keqja me një të keqe më të vogël..

Nuk mundet errësira me errësirë, por vetëm me dritë…

Nuk mundet një pushtet I korruptuar dhe I inkriminuar si ky që kemi tash e 12 vite me arrnime, me aleanca të pamoralshme, me figura të konsumuara që vegjetojnë në politikë

Pikërisht ky pragmatizëm politik i ka neveritur qytetarët me prodhimtarinë tuaj politike…

Vetëm përmes moralit, ndershmërisë e qytetarisë mund të jesh alternativë….”_

Exit mobile version