“Judical Watch” kërkon hetimin e Lu, dokumentat si kaloi paratë e amerikanëve për Soros

Ish-ambasadori amerikan Lu deklaroi pak javë më parë se ambasada që ai drejtonte nuk kishte dhënë asnjë fond nga paratë e taksapaguesve amerikanë për Soros. “Judical Watch” ka provuar së fundmi të kundërtën. Hetimet e tyre kanë nxjerrë komunikimet për kalimin e fondeve nga Departamenti i Shtetit tek fondacioni i Soros. Kjo organizatë e afërt me Presidentin Trump po kërkon tani përfshirjen në hetime të kësaj dosje, si shpërdorim me paratë e taksapaguesve amerikanë.
Dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit, të publikuar së fundmi nga grupi amerikan Judical Ëatch, dëshmojnë qartë se Ambasada e SHBA në Tiranë, gjatë periudhës së Donald Lu, ka qenë shumë bujare me fonde për rrjetin e kompanive të lidhur me Soros.
Në një botim, publikuar online ditën e Mërkurë, “Judical Ëatch identifikon si një prej përfituesve të Projektit të Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, i drejtuar nga Andi Dobrushi.
Bazuar në dokumentat e publikuar nga “Judical Watch”, “Boldneës.al” identifikoi se, thirrjet e Ambasadës Amerikane drejtuar Organizatave Jo-fitim Prurëse shqiptare, në fakt, i janë drejtuar vetëm fondacionit Soros.
“Judical Watch” ka publikuar komunikimin via-email të Ambasadës Amerikane me përfituesit e mundshëm. Në listën e pritësve të mesazheve elektronike, të dërguara nga një shtetase shqiptare që punon për Ambasadën Amerikane, janë disa emra, të cilët, falë një kërkimi të thjeshtë në internet rezultojnë si më poshtë:
– Elga Mitre, Koordinatore projektesh në Ambasadën e Vendeve të Ulta në Tiranë. Pra, pozicioni i saj e përfshin në listën e donatorëve dhe jo të përfituesve nga Projekti i Granteve të Vogla.
– Ana Gjokutaj, zyrtare në Bankën Botërore, dega Shqipëri. Pra, edhe znj. Gjokutaj përfshihet në listën e donatorëve dhe jo të përfituesve nga Projekti i Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane.

– Suzana Cullufi, zyrtare e USAID-it, projekti që shpërndante Grantet e Vogla.
– Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, i cili rezulton përfituesi i fondeve amerikane në kuadër të Projektit të Granteve të Vogla.
– Mihallaq Qirjo, drejtues i REC-Albania, një organizëm jo-qeveritar që trajton kryesisht çështjet e mjedisit. Në faqen zyrtare të internetit të REC-Albania konstatohet se, një prej donatorëve të saj është Fondacioni Soros. Gjithashtu, me financimet e Soros-it, Rec-Albania ka ndërmarrë disa inisiativa qytetare.
Vetëm këta emra gjenden në listën që zyrtarja e ambasadës amerikane u ka dërguar personave të përfshirë e të interesuar për fondin e Granteve të Vogla të USAID-it. Duket qartë se fondet e taksapaguesve amerikanë, nëpërmjet USAID-it, kanë qenë të paracaktuara vetëm për Fondacionin Soros.
Grupi “Judical Ëatch” publikoi edhe para 6 muajsh disa dokumenta të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në të cilat krijohej lidhja ndërmjet zyrtarëve në varësi të Donald Lu dhe Fondacionit Soros.
I gjendur përballë këtyre akuzave, Lu, i cili në atë kohë ishte në fund të mandatit të tij diplomatik në Tiranë, shfrytëzoi valët e “Zërit të Amerikës” për të përgënjeshtruar këto informacione.
Donald Lu e përgënjeshtroi faktin e raporteve të administratës së tij me Soros edhe gjatë një interviste për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, ku deklaroi, ndër të tjera: “Janë disa politikanë shqiptarë që kanë pretenduar se unë, Ambasadori i SHBA ose ne, Ambasada e SHBA, kemi financiuar në ndonjë mënyrë Sorosin këtu apo kemi mbështetur aktivitetin e tij në Shqipëri. Është tërësisht e pavërtetë. Nuk ka pasur para amerikane që shkojnë për Fondacionin Soros në Shqipëri”.
Në atë intervistë, ambasadori Lu fliste me bindje të plotë, duke shpresuar që dokumentat e administratës së tij në Tiranë nuk do të bëheshin asnjëherë publike. Por, “Judical Watch” ka siguruar, nëpërmjet kërkesës për informim, disa dokumenta, të cilat rrëzojnë plotësisht deklarimet e Donald Lu.

Exit mobile version