Juve, gati rinovimi me Paulo Dybala-në

Ka nisur sprinti final për rinovimin e kontratës së Paulo Dybala te Juventusi. Agjenti i argjentinasit ndodhet në Torino për të përkufizuar edhe detajet e fundit të një marrëveshjeje që synon të zgjasë bashkëpunimin me bardhezinjtë, si dhe të ngrejë pagën e Dybala-së që do të marrë pothuajse sa Gonzalo Higuain. Marrëveshja pritet të përfundohet brenda pak ditësh, pasi stafi që menaxhon futbollistin pret një takimin me administratorin e deleguar të Juventusit, Beppe Marotta në ditët e para të javës së ardhshme dhe gjatë fundjavës menaxheri i Dybala-së do të ketë kohën e nevojshme për të sqaruar gjithçka me klientin e tij që ndodhet në një moment disi delikat pasi Dybala-së i duhet të kthehet në nivelin e sezonit të kaluar kur mrekulloi tifozët me paraqitjet e tij.
Gjithsesi skenari duket se tashmë është shkruar, në kuptimin që akordi në parim mes palëve është arritur prej kohësh dhe mbeten për t’u zgjidhur vetëm çështje të dorës së dytë, diçka normale për kontrata të këtij niveli. Juventusi ka vendosur t’i njohë statusin prej superylli të argjentinasit që më 2015 nënshkroi deri më 2020 për një pagë prej 2 milionë eurosh neto, të tëra për t’u futur në xhep në sezon plus bonuset. Tani kontrata e re do të shkojë deri më 2021 dhe paga rritet ndjeshëm pasi bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë euro neto në sezon plus bonuse të rëndësishme që do t’i lejonin Dybala-së të arrinte kuotën e 7 milionë eurove në sezon, diçka më pak se 7 milionë e gjysmë euro që merr Gonzalo Higuain, më i paguari ndër lojtarët e Juventusit.

Exit mobile version