“Ka aktivizuar funksione të reja”- BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

 

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Exit mobile version