Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Fitim Zekthi foli për Komisionin për Reformat. Ai tha se Rithemelimi ka qenë në një krizë të plotë, ndërsa shtoi se çështja e luftës së SPAK kundër korrupsionit është shumë e rëndësishme.
“Mund të them Rama ka dështuar në punën e saj sepse vendi është përfshirë në korrupsion. Po ashtu edhe opozita është totalisht e dështuar. Për Bashën mund të them që përfaqëson opozitën që në koordinata është aty ku duhet. Dhe mund të them që është e qartë që Berisha nuk mund të vijë në pushtet”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se faktorët ndërkombëtarë duan një përpjekje për një drejtësi të pavarur.
“Ata e përshëndesin sepse është një deklaratë diplomatike, një gjuhë normale. Kërkojnë bashkëpunim të palëve sepse kjo është gjuhë diplomatike normale politike”, shtoi ai.
Fitim Zekthi u ndal edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se të gjitha ata që kanë prekur paranë publikën janë të frikësuar nga drejtësia.
“Askush nuk mund ta përballojë dot i vetëm SPAK. Berisha nuk e do reformën në drejtësi. Kryeministri Rama ka dashur të zgjedhë me dhunë një tjetër njeri në krye të SPAK. Pra dihet që ai nuk e do drejtësinë”, tha ai.