Ka ardhur koha tʼa ndalojmë këtë bandë kriminele që na udhëheq! Unë dua tʼi shërbej qytetit tim!

Griselda ÇOBA

Letër drejtuar prindërve kurbinas!
Teksa po mendoj të artikuloj idetë e mia në këtë letër dashamirëse,po përpiqem të jem selektive dhe e kujdesshme në fjalët e përzgjedhura, kjo për shkak të autoritetit dhe njëkohësisht respektit që imponon figura e nderuar prindërore.
Por nuk është motivi i vetëm, situata në të cilën vëndi ynë ndodhet aktualisht,i lë pak vënd kreativitetit e mʼi trazon mendimet.
Jemi të gjithë dëshmitarë të kushteve të vështira ekonomike dhe sociale,ku ndodhen sot masivisht një numër i konsiderueshëm i familjeve shqipëtare.
Por më lejoni tʼju drejtohem me shqetësimet e një studenteje…
Më lejoni të ndaj me ju dyshimet që më kanë kapluar pikërisht tani në përfundim të ciklit 5-vjeçar të studimeve të mia universitare.
Natyra e ka pajisur qënien njerëzore me ndjesi të larmishme,ndër të tjera na ka dhuruar Empatinë. “Empatia është ndjesia që të shtyn të bashkohesh dhe të kuptosh situatën, ndjenjat dhe motivet e një tjetri”. Prandaj,teksa lexoni këto rreshta,do tʼju kërkoja të bëjmë një pakt mes nesh.Vendosuni për një moment në vëndin e njëri tjetrit,pavarësisht statusit social, pavarësisht besimit,idealeve apo bindjeve tuaja politike.
Nuk do shumë mend për të kuptuar së të gjitha problematikat kanë një emërues të përbashkët: këtë qeveri të korruptuar,me lidhje të ngushta me krimin,këtë qeveri të koncesioneve,këtë qeveri të arrogancës ndaj të ndershmit e përbuzese ndaj të varfërit.
Megjithëse jetoj larg qytetit tim,për shkak të studimeve, në fundjavë kthehem gjithmonë në shtëpi.
Të jem e sinqertë, kur e nisa këtë rrugëtim,filimisht kisha frikë.

Frikë se mos do të bëhesha e huaj dhe nuk do tʼi përkisja më qytetit tim, kjo pasi kisha
dëgjuar premtimet për një “Rilindje Urbane”.
Ndodh që gjërat ndryshojnë vazhdimisht dhe të përshatesh me të renë,nuk është gjithmonë e lehtë…
Fatkeqësisht,më duhet tʼa pranoj se sot,pas pesë vitesh asgjë nuk ka ndryshuar,ose të paktënn NE nuk kemi ndjerë ndonjë impakt pozitiv.
Po të njëjtat rrugë me gropa,po të njëjtat trotuare…
Një ditë vendosa të vizitoj Biblotekën e qytetit tim. E aty, ku presupozohet të ndodhet një copëz e trashëgimisë kulturore e intelektuale,vura re se librat ishin po ato,të njëjtët,ashtu siç i kisha lënë… Si një adhuruese e librit sigurisht që u zhgënjeva,por ama më erdhi mirë që fasada dukej bukur, ishte lyer me bojë, veprim tipik ky i “Rilindjes “.
Për çʼfarë të shkruaj tjetër?! Për gjëndjen e mjerueshme të qëndrave shëndetsore, apo për papunësinë e cila është e cila ka trokitur në çdo shtëpi në qytetin tim? Apo për një projekt të munguar për zhvillimin e turizmit ,e qytetit,se elementë e bukuri natyrore për të promovuar kemi sa të duash.
Agrikultura është një ndër pikat e forta të zonave rurale,e cila kërkon mbështetje e subvencione për tʼu zhvilluar,por unë nuk kam ndonjë informacion që të jetë aplikuar ndonjë politikë në fshatrat e rrethit të Kurbinit.
Sa për drita e ujë zgjedh të mos flas, sepse këto dy komponentë ekzistencialë janë ende luks për vendin tonë.
Zhvillimi dhe mbështetja për biznesin është në tjetër hallkë e politikave të dështuara.

Shumica e bizneseve në qytetin tim kanë shpallur falimentimin. E ato që kanë mbetur llogarisin një fitim minimalist vjetor,krahasuar me taksat e larta dhe detyrimet e tjera që u duhet të paguajnë.
Kjo është arsyeja se pse mungojnë investimet, të cilat rrjedhimisht do të mundësonin punësimin e shumë familjeve.
Qeveria aktuale po mashtron me farsën e vëndeve të punës. Ajo çʼfarë unë di të them është se në qytetin tim, vëndet e reja të punës janë legjenda urbane e jo realiteti.
E nëse biznesi ka falimentuar, në mënyrë paradoksale, spitali është transformuar në biznes fitimprurës.
Gjatë këtyre viteve,për shkak të studimeve,punës time dhe angazhimit në organizata të ndryshme të shoqërisë civile kam takuar nëna që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre,sepse frigoriferët i kanë bosh.
Kam takuar prindër që bëjnë dy punë njëkohesisht e megjithatë nuk ja dalin të paguajnë të gjitha faturat në fund të muajit.
Kam takuar të rinj e të reja, nxënës ekselentë,të cilët nuk kanë patur mundësitë financiare të regjistrohen në Universitet. Kam takuar individë që rropaten dyerve të spitaleve e administratave publike për të marrë shërbime “falas “. Kam takuar prindër të cilët me lot në sy shprehen të shqetësuar dhe kanë frike se fëmijët po largohen jashtë Shqipërisë,si e vetmja alternativë e mbetur.

Të nderuar prindër, të njëjtën frikë ndaj edhe unë si ju!
Ashtu si ju edhe prindërit e mi kanë investuar për arsimimin tim gjithçka që kishin.Jam e bindur se ashtu ka vepruar çdo njëri prej jush për fëmijët e tij. Jeni vetësakrifikuar,mbase keni marrë dhe borxhe apo kredi. Të gjitha këto për një qëllim,për tʼu dhënë dije në mënyrë që të aftësohen e të jenë profesionistë gjithsecili sipas fushës që ka zgjedhur. Kam punuar kohët e fundit,mbi një studim lidhur me politikat për papunësinë rinore,ajo që më bëri përshtypje është fakti se ekzistojnë pafund strategji të hartuara mbi këtë fenomen. Krejt në mënyrë paradoksale vëndi ynë mban rekord për papunësinë e të rijnve krahasuar me vëndet e tjera të rajonit.
Pyetja që na mundon është: Të largohemi apo jo?!
Është e lehtë të largohesh,të ikësh diku larg…. e vështirë është të qëndrosh,të luftosh me këtë sistem të kalbur.Por sfidat janë për njerëzit e fortë.Shqipëtarët,që në zanafillën e historisë së kombit kanë treguar se nuk mund të shtypen dhe nuk mumd të nënshtrohen. Është e lehtë të ikësh…por do të largohemi si humbës,si dështakë që nuk arritën tʼi dilnim për zot vendit tonë.
Ka kaq kohë që pyes veten se çʼfarë duhet të bëj?! Absolutisht ne nuk duam të largohemi, kemi investuar aq shumë në formimin tonë, NE duam tʼi shërbejmë këtij vendi….
Unë dua tʼi shërbej qytetit tim!

Nëse do tʼi hidhnit një sy raportit të fundit KLSH-së mbi keqmenaxhimim e fondeve publike nga administrata shtetërore, do të kuptonin se në protestën e 16 shkurtit,duhet të jetë çdo taksapagues i këtij vëndi. Në të gjithë sektorët e administratës publike ka shkelje ligjore, fshehje borxhesh e detyrime të pashlyera të cilat bëjnë që dëmi financiar të përllogaritet në qindra miliona euro.
Të gjitha këto padrejtësi të kësaj qeverisje i faturohen në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepave tanë,duke na zhvatur deri në palcë.
Le të dalë nga kjo ligjëratë një mesazh:
“Fuqia qëndron brenda jush! Ka ardhur koha tʼa ndalojmë këtë bandë kriminele që na udhëheq.
Lërini menjëanë çdo ndasi që ju karakterizon e bashkohuni me njëri tjetrin për të ardhmen,për mirqënien e familjeve tuaja! Le tʼa ndërtojmë së bashku rrugën drejt integrimit Europian,e atëherë jam e sigurtë që asnjë nuk do të dojë të largohet!” NE,rinia,e iniciuam revoltën për kalvarin e pakënaqësive, OPOZITA gjithmonë ka qenë mbështetëse e çdo kauze qytetare,prandaj tani rradhën e keni JU!
Ju ftoj të reflektoni!Ne duhet të mbeshtesim platformën e Partisë Demokratike për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për jetesë të denjë me standarte
europiane.
Zgidhni të protestoni dhe bëhuni OPOZITARË me çdo të keqe që po ju pengon mirqënien!
Takohemi të gjithë së bashku me datë 16 shkurt në Tiranë për të bërë Revolucion!
Për të ndryshuar historinë!

Exit mobile version