Vendim i prerë i pedagogëve: Protestë në fakultete derisa të jepet zgjidhje nga qeveria!

Asambleja e pedagogëve ka marrë vendim sot të vijojë protestën në universitete derisa qeveria të japë zgjidhje për problemet e shtruara. Kjo javë është vendosur të jetë protestë, ndërsa në javët në vijim do të protestohet një ditë në javë.
Bëhet e ditur se kjo është protesta e trupit akademik, e cila zhvillohet krahas protestës së studentëve.
Rektori i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Sabri Laçi, ka bërë të ditur para mediave se cili qe vendimi që mori Asambleja sot dhe për ç’arsye:
Asambleja është thirrur për situatën e krijuar në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe përgjithësisht në institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Meraku i të gjithëve ishte dhe mbetet si do të dilet nga kjo situatë , si do të reagojmë në vijimësi, profesorati dhe institucionet drejtuese të fakultetit.
U diskutua gjërësisht për gati më shumë se 1 orë e gjysëm dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimmarrjet e sotme. Mund t’ju përmend disa prej tyre.
U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe në vijimësi, protesta të vazhdojë një ditë në javë: javën e parë të hënën, të dytën të martën…e me radhë. Qëllimi i kësaj proteste të vijueshme është ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën që ka arsimi i lartë, për të gjitha ato tema që janë përmendur, nga profesorati dhe nga gazetarët, të gjithë janë të preokupuar për zgjidhje.

E presim zgjidhje nga qeveria për pjesën e vet dhe shprehim angazhimin tonë për problematikën që gjendet në duart tona. Kjo javë është javë protestë në mjediset e fakultetit. Do të thotë të jemi të gjithë në institucion, duke mos bërë mësim.
Do ta përvijojmë këtë formë protestë në javët që vijnë jo në të njëjtën ditë derisa të gjejmë përgjigje për problemet që kemi shtruar lidhur me respektimin e autonomisë universitare, të lirisë akademike, me zgjidhjen e të gjitha problemeve të tjera të ligjit të arsimit të lartë në fuqi. Kemi vënë re që nuk ka një dispozicion të shprehet nga institucionet qeverisëse për ndryshime thelbësore në këtë ligj.
Studentët kanë protestën e tyre.
Studentët janë të ndarë në kategori, sipas këndvështrimit tonë. Ka një pjesë që qëndron stoik në ambientet e universitetit në mënyrë qytetare dhe kërkojnë të përmbushen kërkesat e tyre.
Ka një kategori tjetër që qëndrojnë në shtëpira, që nuk e përballojnë jetën në Tiranë por zgjidhja duhet të vijë prej tyre dhe të reagojë qeveria. Zgjidhja duhet të përjetohet. Nuk kam asnjë kërkesë nga studentët për të filluar mësimin, por ka studentë që kanë dëshirë të bëjnë mësim.
Përsa i përket zëvendësimit të orëve, kemi të gjithë vullnetin për t’i plotësuar.
Oponencën e ligjit të Arsimit të Lartë e kemi bërë dhe do ta vazhdojmë dhe nëse do të kërkohet, jemi gati ta bëjmë pikë për pikë.
Ne do ta krijojmë edhe sindikatën, që dikur ka ekzistuar, për institucionet e arsimit të lartë”.

Oponencë ligjit të arsimit të lartë?
Laçi: Është diskutuar dhe për këtë. Oponencën e kemi bërë dhe do të vijojmë ta bëjmë. Nëse na kërkohet ne jemi gati të shprehemi pikë për pikë se çfarë nuk qëndron në ligjin e arsimit të lartë. Kemi zgjedhur disa grupe pune për menaxhimin e protestës, përfaqësimin në komisionet parlamentare nëse na thërrasin për raportim, një grup për ringjalljen e Sindikatës. Asambleja mbështet kundërshtimin e plotë të disa VKM-ve dhe urdhrave që qeveria i ka nxjerrë në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. Besojmë fort se ligji i arsimit të lartë do të rishihet në mënyrë thelbësore. Po ndryshon dhe Kushtetuta, ligji mund të ndryshojë dhe më kollaj.
25

Exit mobile version