“Ka vizion, luan vertikalisht” Edy Reja qetëson Inter, del garant për Asllanin: Nuk ka frikë

Në transfertën përballë Fiorentinës, në mungesë të Calhanoglu dhe Barella-s, Simone Inzaghi është i detyruar t’i besojë çelësat e mesfushës Kristjan Asllanit, për këtë janë të bindur mediat italiane. Kjo është një sfidë me një koeficient të lartë vështirësie, por për të qetësuar ambientin zikaltër ka menduar Edy Reja, ish trajneri i Shqipërisë, i cili del garant për Asllanin:

Reja Edy

“Edhe pse ka pak minuta ai nuk ka humbur disa cilësi të jashtëzakonshme si vizioni, mënyra se si mendon vertikalisht, sheh gjithnjë dritë për të dërguar topin në vendin e duhur. Të marrësh vendin e Calhanoglu-s nuk është e lehtë, por Inter mund të rri i qetë me të, Asllani ka ende marzhe përmirësimi të jashtëzakonshme. Pyetja që shtohet është: Si mund të përmirësohet akoma më shumë? Sigurisht duke i dhënë më shumë minuta”, u shpreh Edy Reja për La Gazzetta dello Sport duke ndarë më pas disa detaje nga bisedat që bënte me Asllanin kur ishte pjesë e Shqipërisë:

I thoja shpesh se Inter ishte pak i mbyllur, por ai më përgjigjej: Mister, këtu mësoj çdo ditë. Mbase ka të drejtë, të stërvitesh me kampionë kaq të mëdhenj të jep diçka më shumë. Jam i bindur se me qetësinë e tij, me vendosmërinë e tij, do të gjejë hapësen e tij”, theksoi Reja duke i dhënë në fund edhe një këshillë:

“Ai përpiqet t’i tregojë të gjithëve se mund të jetë titullar, për këtë arsye shpesh e tepron duke provuar të godas kuadratin. I këshilloj gjithnjë të njëjtën gjë, të luaj thjeshtë, e di që ai më dëgjon”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja, ish trajneri i Kombëtares.

Exit mobile version