Kalemaj: Teknologjia në prokurimet publike do të varet nga vullneti i politikës për t’i dhënë fund korrupsionit

Politologu Ilir Kalemaj, ambicien e qeverisë për të përfshirë inteligjencën artificiale në prokurimet publike e komenton me fjalët se dhe te progres raportet e Komisioni Europian, pika më e dobët apo thembra e Akilit ishin prokurimet publike.

Në studion e lajmeve të MCN TV, Kalemaj tha se prokurimet publike pavarësisht se janë qendërzuar në një agjenci që varet nga ministria e Brendshme, kjo nuk e ka zgjidhur, përkundrazi e ka agravuar çështjen që në 99% të rasteve fitohet me fondin limit.

“Ka tashmë vite në mos dekada që është bërë normë, futen duart dhe në tendera të parëndësishëm, është bërë normë. Kjo besoj se shpjegon thirrjen e kryeministrit.

Vullneti politik nuk ka ekzistuar ose ka ekzistuar së mbrapshti, për të gllabëruar sa më shumë fonde.

Mendoj që është e vonuar, përdorimi i teknologjisë mund të jetë hapi i duhur, por gjithmonë duhet parë a ekziston vullnet politik për t’i dhënë fund korrupsionit.

Një nga elementë që kërkohet dhe nuk kishim shënuar asnjë progres ishte pikërisht kjo gjë dhe futja e procesit në hullitë e transparencës, do e bënte më pak të cenueshëm.

E njëjta gjë është dhe me votimin elektronik. A ekziston vullneti për ta përdorur këtë mjet teknologjik për t’i dhënë fund korrupsionit?

Fakti që ka drejtorë të nivelit të lartë që po japin llogari para drejtësisë, fakti që askush më në teori nuk duket të jetë i pacenueshëm, është lajmi i mirë.

E shoh si test të drejtësisë që drejtësia ka fituar një farë autonomie, në mos pavarësi.

Nuk përbën më lajm që dhe drejtorë të fuqishëm dhe agjencisë së rëndësishëm, madje dhe ministra dhe zëvendëskryeministra sot janë në kërkim ose arrestim, tregojnë një realitet i ri.

Ndoshta presioni i jashtëm, i brendshëm apo abuzimet kishin shuar në atë farë feje që nuk mbanin më, apo afrimi me procesin e integrimit, sot kanë prodhuar këtë realitet të ri.”

Për deklaratën e Ilir Metës së është shprehur se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk arrestohet nga SPAK pasi ka familjarë të punësuar në Prokurorinë e Posaçme, Kalemaj thotë se drejtësia do të flasë, fakti që drejtësia deri tani ka çuar edhe nga drejtorët e përgjithshëm, është ekuivalenti i ministrave në nivel qeveritar.

“Ata na shfaqeshin dhe si investitorë strategjik, ishin kryepatronazhistët e 9 mijë patronazhistëve që kanë sjellë mijëra vota, për të legjitimuar zgjedhjen e Erion Veliajt në krye të bashkisë.

SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer bazuar në kallëzimin e bërë nga opozita dhe zoti Këlliçi.

Mbetet për të parë se deri ku do shkojë zinxhiri i përgjegjësisë. Është e vërtetë një sjellje me dy standarde në pamje të parë nga ndërkombëtarët.

Te reagimi i ambasadës së SHBA, thuhet se është e drejta legjitime e shoqërisë për të luftuar korrupsionin aty ku është dhe protestuar. Ekseset është afërmendsh që dënohen.

Kur një tufë drejtorësh kanë vjedhur miliona euro, ka një përgjegjësi politike që qytetarët vetë duhet të reagojnë, nuk duhet të presin vetëm nga opozita.

Problemi nuk qëndron te opozita. Problemi është a duhet reaguar dhe kush mund ta bëjë.

Kush e ndalon shoqërinë civile të bëjë një protestë? Nuk ndodh në asnjë vend të BE që të reagojnë ambasadat për një protestë që mbahet në vend.

Ne jemi në një lloj proktektorati ose nuk kemi një lloj shtetbërje dhe në momentin që ti i thërret ata janë të thirrur të japin opinionin e tyre.

Nuk mendoj se janë bashkuar të gjithë të mbështesin Ramën kundër opozitës. Por natyrisht njohin si interlokutor kryesor qeverinë.

Problemi qëndron te aktorët lokal që nuk janë në gjendje të zgjidhin kriza që vetë i prodhojnë.”

Exit mobile version