Në kulmin e fushatës zgjedhore, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Korçë, Shpëtim Agolli, ka reaguar ashpër ndaj disa akuzave dhe shpifjeve të shpërndara në rrjetet sociale nga individë të lidhur me administratën e majtë.
Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjetin e tij social, Agolli iu përgjigj Rem Dokus, të cilin e cilëson si pjesë të administratës së korruptuar të Edi Ramës dhe një analfabet funksional, që përpiqet të diskreditojë figura politike të ndershme.
“Unë nuk kam kohë të merrem me plehra si ti, Rem Doku,” shkruan Agolli në një gjuhë të drejtpërdrejtë. “Ti kujton se i jep pikë Sali Berishës, por Berisha as që të ka në referene.”
Duke sjellë në vëmendje pastërtinë e figurës së tij, Shpëtim Agolli thekson se ka qenë gjithmonë pjesë e nismave për lustracionin dhe se është një nga të paktët që ka zotëruar Çertifikatën e Informacionit të Klasifikuar, një dokument që kërkon verifikim të rreptë të së kaluarës dhe integritetit të individit.
Agolli shpjegon gjithashtu se fitoret e tij në betejat ligjore kanë qenë rezultat i të drejtës dhe përgatitjes së tij profesionale, duke ironizuar rolin e Rem Dokus si një “avokatuc” të paaftë dhe zvaranik politik.
“Unë e fitova gjyqin, jo nga zotësia jote, se para trupës gjykuese nuk dije të thoje dy fjali,” i kujton ai kundërshtarit të tij politik.
Në fund të reagimit, kandidati i Koalicionit Euroatlantik bën thirrje që qytetarët të zgjedhin më 11 maj figura me integritet dhe të largojnë me votë të gjithë ata që përfaqësojnë politikën e shantazhit dhe shpifjes.
Postimi i plotë i Shpëtim Agollit:
“O Rem Doku, o pleh.
Unë nuk kam kohë të merrem me ty dhe si soji tënd.
Unë sot jam në fushatë, kandidat për deputet në atë vend ku u linda dhe u rrita.
Nuk do të ktheja përgjigje, sepse nuk bie te niveli yt.
Por pas disa mesazheve që më erdhën nga dje dhe sot, vendosa të ktheja një përgjigje për hir të ish kolegëve tanë të përbashkët si dhe ndjekësve të mi në fb.
Ti sot vazhdon të punosh në administratën e korruptuar të Ramës, megjithëse je analfabet funksional.
As kompjuterin nuk di ta hapësh dhe ti e di mirë që unë e di këtë.
Ti kujton se i jep pikë Sali Berishës me këtë që ke bërë ndaj meje. Saliu ty as të ka në referene dhe as është nxitës për ju të diskreditoni figura, apo njerëz që nuk mendojnë politikisht si ai.
Ti xhuç-maxhuç 1.50 cm i gjatë nuk je në gjendje të mbash f…tënde dhe jo të diskreditosh figura si unë.
Turp për ty dhe turp për ata që mendojnë si ty.
Unë kam qenë dhe jam në mbështetjen e atyre politikanëve shqiptarë dhe të çdo segmenti të shoqërisë shqiptare që mendojnë si unë për pastërtinë e figurës së çdo politikani dhe për këtë arsye kam marrë pjesë në shumë tryeza të rrumbullakta për projektligjin mbi “lustracionin”.
Por ti këto nuk ke si i di, sepse më ke bërë bllok në fb.
Me plehra si ty unë fshij bç.
Gjuhën o xhuç-maxhuç do ta pres pas 11 majit.
Tani vazhdo dhe shpif.
Më poshtë ke përgjigjen e merituar, tek komenti i parë, se kush jam unë.
Ah… dhe diçka tjetër se harrova:
Ti Rem xhuçi e di mirë që unë kam qenë i vetmi OPGJ që kam zotëruar ‘Çertifikatën e informacionit të klasifikuar’ dhe ty të mora si ish koleg si avokat, thjesht se duhej për procedurë kur m’u desh për largimin tim nga puna.
Unë e fitova gjyqin, jo nga zotësia jote si avokatuc, se para trupës gjykuese nuk dije të thoje as dy fjali.
Falë aftësisë time dhe të drejtës, unë fitova dhe do fitoj përsëri, kurse ti je lepirës i pushteteve, zvaranik, kërmill jargavec.”
Sh.A