Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Vlorë, Myzafer Elezi: Shqipëria, nevojë urgjente për ndryshim

Nga Myzafer Elezi

Unë jam Myzafer Elezi, kandidat për deputet në qarkun e Vlorës, në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik.

Me një karrierë të gjatë në arsimin e lartë, si zv.rektor në një universitet në Vlorë dhe pedagog i jashtëm në dy universitete të tjera, si dhe me një eksperiencë të thellë në luftën kundër krimit, menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin policor ndërkombëtar, unë e di që siguria, drejtësia dhe zhvillimi ekonomik janë themelet e një shteti të fortë.

Integriteti dhe përkushtimi më kanë udhëhequr gjithmonë, si në aspektin akademik, ashtu edhe në angazhimin tim politik. Si anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, unë kam qenë një zë i fortë opozitar, duke luftuar për:
– Investime në infrastrukturë.
– Mbrojtjen e shtresave në nevojë.
– Vendimmarrje transparente dhe të ndershme për qytetarët.

Formimi im në siguri, ekonomi dhe drejtësi, i kombinuar me trajnimet nga organizata ndërkombëtare prestigjioze si MAPE, PAMECA, OSBE dhe ICITAP, më ka përgatitur për të sjellë ndryshimin e vërtetë që qytetarët kërkojnë.

Nevoja për ndryshim është sot më urgjente se kurrë!

Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë:
– një shtet të fortë, me institucione të pavarura;
– një ekonomi të zhvilluar dhe një shoqëri ku sundon meritokracia;
– një qeverisje transparente, larg korrupsionit dhe klientelizmit.

Për këtë arsye, unë kam marrë përsipër përgjegjësinë për të sjellë ndryshimin dhe për të mbrojtur interesat tuaja.

Pse duhet të më besoni votën tuaj?

Unë nuk jam thjesht një kandidat; – jam një zë i fuqishëm, i vendosur për të luftuar korrupsionin, padrejtësitë dhe keqqeverisjen.

Kandidimi im në një listë të hapur është një dëshmi e angazhimit tim për një politikë të ndershme dhe transparente.
Unë nuk kërkoj vetëm votën tuaj, por unë kërkoj besimin tuaj.
Bashkë mund ta ndryshojmë Shqipërinë.

Vota juaj është vendimtare për:
– një Shqipëri të sigurt;
– një ekonomi të fortë;
– institucione funksionale që punojnë për qytetarët.

Qarku Vlorë meriton më shumë.
Shqipëria meriton më shumë.

Le ta bëjmë këtë ndryshim së bashku.

Faleminderit!

Exit mobile version