Nga Marinela Ziu
Në vijim të takimeve me qytetarë dhe biznese, sot ndalova te Markata e Shijes dhe Inkubatori i Biznesit – dy investime të dështuara, me përfitim zero për qytetarët dhe bizneset, pavarësisht se kanë kushtuar miliona lekë nga taksat tuaja.
Fatkeqësisht, ashtu si në mbarë Shqipërinë, tregtarët janë zhvendosur dhunshëm në një treg të ri, për t’i hapur rrugë përfitimit të kësaj prone de facto nga oligarku i radhës, duke shkatërruar bizneset e vogla të qytetit tonë.
Mungesa e fuqisë blerëse dhe afërsia me tregun e shumicës po i çojnë drejt falimentimit bizneset e vogla të këtij tregu, për të cilët prej të paktën gjashtë vitesh nuk është kujtuar askush – as nga qeveria, as nga bashkia.
Për ne, biznesi është aleati ynë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit që ka pllakosur çdo qytet dhe fshat. Ne kemi një program me një plan të qartë për uljen e taksave dhe mbështetje reale, që do të sjellë më shumë mirëqenie për ju dhe familjet tuaja, sepse:
Ju meritoni më shumë. Korça meriton më shumë.
✅ Voto 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Marinela Ziu