Kapen në Itali me drogë dhe 42 mijë euro

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu kapën 3.5 kg marijuanë si dhe 42.000 euro, para që vinin nga trafiku i drogës. Në sajë të një operacioni nga Montebelluna-s u krye kontrolli në shtëpinë e një 29-vjeçari shqiptar në Cornuda si dhe në banesën e bashkëkombasit të tij, 35 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet. Aksioni blic u bë pas ndjekjes së dy të rinjve, të cilët ishin parë se në mënyrë të përsëritur takoheshin, në bare dhe vende të tjera me të rinj që njiheshin si përdorues të drogave të lehta.
Me ndihmën e një qeni antidroge karabinierët e Padovas, në banesën e 29-vjeçarit u gjetën 500 gram marihuanë, 5 gram kokainë dhe 10,510 euro. Ndërkohë, në shtëpinë në Crocetta u sekuestruan 3 kg kanabis dhe 32,300 euro. Ndërkohë, Policia e Perugias, e drejtuar nga Marco Chiacchiera në Itali ka arritur të shkatërrojë një bandë shqiptarësh të trafikut të kokainës, duke çuar në pranga plot 36 anëtarë të saj.
Policët kanë rënë në gjurmët e trafikantëve pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine. Pas kësaj, autoritetet fqinje nisën hetimet që çuan në zbulimin e një rrjeti të strukturuar kriminal të shpërndarjes së kokainës. “Kjo është një goditje e fortë që i bëhet tregut të drogës në vend”, shkruan sot Lanotiziaquotidiana.it
Përveç një sasie të konsiderueshme droge, mësohet se policia ka sekuestruar edhe një shumë të madhe eurosh, të cilat dyshohet të jenë fituar nga shitja e kokainës. Droga dhe paratë, sipas mediave italiane, fshiheshin nëntokë.

Exit mobile version