Një tjetër i prekur nga koronavirusi është transportuar në Spitalin Infektiv në QSUT.
Sipas fotove të realizuara nga LSA, personi duket i gjinisë mashkullore dhe për të shmangur filmimin është mbledhur me batanije.
Vetëm ditën e sotme janë zbuluar 104 raste me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë që në ambientet e jashtme të Urgjencës së QSUT-ë ka filluar ngritja e çadrave, me gjasa për të përballuar një fluks të mundshëm të qytetarëve të prekur me koronavirus.