Partia Demokratike ka reaguar pasi Dosja.al ka keqinformuar sot qëllimisht opinionin publik për kërkesën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes së fatkeqesisë natyrore.
Në deklaratën e PD thuhet se, megjithë qartësine e deklaratës se kërkesa është për ta shpallur gjendjen në të gjithë territorin e Shqipërisë, jo vetëm në 3 bashki, siç është sot, Dosja.al refuzoi të saktësonte lajmin e rremë.
Deklarate e PD
Portali Dosja.al ka keqinformuar sot qellimisht opinionin publik per kerkesen e kryetarit te opozites Lulzim Basha mbi shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore.
Megjithe qartesine e deklarates se lerkesa eshte per ta shpallur gjendjen ne te gjithe territorin e Shqiperise, jo vetem ne 3 bashki, siç eshte sot, Dosja.al refuzoi te saktesonte lajmin e rreme.
Lajmet qellimisht te rreme mund te kenaqin perkohesisht porositesit e tyre, por ato nuk ndihmojne opinionin publik per t’u perballur me situaten shqetesuse te krijuar nga perhapja e COVID 19.
PD fton mediat te mos i referohen ketij lajmi te pavertete te Dosja.al dhe i inkurajon te gjithe gazetaret te informojne me vertetesi, pavaresisht veshtiresive me te cilat perballen!