Ish-Kryeministri Berisha, me anë të një statusi në Facebook ka publikuar një video në të cilën Erion Veliaj deklaron në kohën kur ishte kandidat për kreun e Bashkisë së Tiranës, se dhënia e kartës së studentit për të rinjtë që studiojnë në Tiranë është diçka e mundshme dhe është minimumi që do të bënte Bashkia në drejtimin e tij.
Veliaj deklaron në një spektakël televiziv: “Mosha e studentëve është mosha ku edhe vështirësitë ekonomike janë më të mëdha, sepse ata duhet të paguajnë shumë gjëra ndërkohë që nuk kanë një punë ku të sigurojnë të ardhura financiare. Karta e Studentit është një mundësi për t’i lehtësuar studentët që të përdorin transportin publik falas, për të shkuar në kinema, për të shkuar në muze dhe institucione të tjera pa paguar. Për një bashki të madhe si Tirana kjo është diçka krejt e mundur dhe është minimumi që do të bënte Bashkia e Tiranës”.
Berisha shkruan sipër videos së publikuar në facebook se ky është karakteri prej mashtruesi ordiner i Lal Plehut.
Për më shumë shikoni videon më poshtë.
Statusi i plotë i Berishës
Ky eshte karakteri prej mashtruesi ordiner i Lal Plehut!
Ne vitin 2015 premtoi karten e studentit!
Ndiqeni videon e dreguar nga qytetari dixhital. sb