Gazetari Elio Laze, paralajmëroi një ditë më parë se do të publikonte dokumentet se përse ka dështuar diplomacia shqiptare.
Ai shkruante: “Pse ka deshtuar diplomacia shqiptare ne keto vite qe e ka drejtuar Ditmir Bushati?
Sepse lobimin per Shqiperine e ka bere gjithe keto vite OJF e Ditmir Bushatit qe ia kishte lene gruas se vet. Fondet jane kanalizuar nepermjet MPJ direkt e tek European Movement Albania (EMA) qe e drejton Aida Gugu Bushati. Miliona euro te dhena nga shteti shqiptar per te lobuar qe i ka qarkulluar gruaja e Ditmir Bushatit dhe keshilltaret e tij ne MPJ qe jane pjese e European Movement Albania.
Dokumentet ekskluzive neser ”
Pas kësaj, Elio Laze ka publikuar dokumentet për të cilat ai paralajmëroi.
Shumëkush e mban mend se si Bushati arriti te promovonte si Zv.Ministre te Jashtme kusheriren e tij Odeta Barbullushi, madje duke surprizuar dhe vete Kryeministrin Rama i cili u gjend perpara faktit te kryer kur u zbuluan lidhjet e ngushta te Ministrit me zevendesen e tij. Kaq te ngushta sa edhe kur Odeta Barbullushit i erdhi radha për shkarkim, ne qeverine Rama 2, Bushati e katapultoi ate ne postin e Shefes se tij te Kabinetit.
Por skemat nepotike te familjes Bushati nuk ndalen me kaq. Do ishte ardhja e Ambasadores se BE-se ne Tirane, Romana Vlahutin, qe do te nxirrte ne pah se për vite me radhe (deri ne vitin 2016) familja Bushati perfitonte, ne konflikt te paster interesi, nga projektet e financuara nga BE dhe Këshilli i Europës, per zbatimin e te cilave angazhohej si eksperte bashkeshortja e Ministrit Aida Bushati (Gugu).
Me pak fjale, bashkeshortja e nje Ministri te Jashtem hartonte raportet e BE-se për Shqiperine, raporte qe duhet te ishin normalisht objektive dhe jashte cdo lloj influence. Ndaj dhe Vlahutin udhezoi qe bashkeshortja e Ministrit mos te perfshihej me si eksperte ne projektet e delegacionit Europian.
Kur keto te dhena u evidentuan nga shtypi i kohes, Bushati nuk mori mundimin ti pergenjeshtronte, duke renduar dyshimet.
Por terheqja e veshit nga BE nuk e ndali Bushatin. Teksa u mbyllen dyert e perfitimit nga Europa, Ministri gjeti menyra te tjera për te financuar dhe për te mbajtur me pune bashkeshorten… permes shoqerise civile.
Ne Biografine e tij zyrtare Bushati permend dhe rolin e tij si themelues te shoqates “European Movement Albania”, e cila ka për aktivitet kryesor keshillimin dhe organizimin e aktiviteteve qe lidhen me procesin e Integrimit te Shqipërise ne BE. Sot e kesaj dite, ne Bordin e EMA eshte vete bashkeshortja e Ministrit, Aida Bushati (Gugu), nderkohe qe anëtarët e tjere e Bordit dhe stafit, si Florjan Xhafa, Borana Shala apo Evis Kopliku, jane nje rreth i ngushte njerzish te besuar apo farefis i ciftit Bushati, te cilet nder vite jane promovuar ne pozicione kyce ne Ministrine e Jashtme apo ne ministri te tjera, ose jane shperblyer duke perfituar nga fondet e MEPJ.
Studiues si Gledis Gjipali apo Florjan Xhafa (te dy pjese e EMA) jane perfshire ne marrdhenie financiare me inciativa te ndryshme Ministrisë se Jashtme apo te projekteve rajonale ne vitet e fundit, nderkohe qe studiues te tjere te kesaj organizate, si Borana Shala, kane sherbyer si Keshilltare ne Kabinetin e Bushatit. Gjipali eshte promovuar madje dhe si perfaqesues i Shoqerise Civile ne Keshillin Kombetar per Integrimin Europian te Kuvendit.
Ne qarqet e shoqerise civile ne Tirane eshte i njohur fakti se kur dikush merr pjese ne aktivitetet e EMA, i ben qoken Bushatit. Vitet e fundit, asnje politikan me peshe nuk e ka marre mundimin te shfaqet ne keto aktivitete, pervec vete Ditmir Bushatit, i cili ka shfrytezuar shpesh vizitat e homologeve te tij europiane për ti dhene mbeshtetje financiare organizates se drejtuar nga bashkeshortja e tij.
Konflikti i qarte i interesave eshte bere aq i thelle sa qe Ministria e Jashtme duket tashme prej kohesh se eshte i vetmi institucion shqiptar qe mbeshtet aktivitetet e kesaj organizate te drejtuar ne hije nga cifti Bushati.
Ne fotot e meposhtme:
CV e Ditmir Bushatit ku shihet qarte qe eshte themelues i EMA.
Foto ku tregohet qe Aida Gugu Bushati eshte drejtuese e EMA.
Fotot ku tregohen qe aktivitetet e BE per Shqiperine kane kaluar nepermjet EMA qe e drejton Aida Gugu.
Lista e disa prej keshilltareve te Ditmir Bushatit qe i ka patur ne kabinetin e Ministrit qe njekohsisht ishin edhe pjese e EMA.