Katastrofa që paralajmëroi Basha!

Nga Naim Hasani

Besoj të gjithë e kujtojnë mesazhin më të cilin pushtoi Shqipërinë dhe shqiptarët “Rilindja” narkokomuniste. “Për Shqipërinë që duam”, ishte mesazhi i rëndomtë që në 2013 i dhuroi pushtetin një grupi kriminal dhe narko-trafikant, pak kush e besonte se do të ishte i tillë.
Eshtë shumë e dhimbshme të shohësh se si pas 5 viteve qeverisjeje, kjo “Rilindje” arriti të nxjerrë Shqipërinë nga binarët e demokracisë dhe ta çojë drejt një katastrofe që po degjeneron nga një skandal tek një tjetër, njeri më i rrezikshëm se tjetri. 16d9ca2ba8a8539c1ce07279dee7284a XL
Në këto 28 vite demokraci, shqiptarët nuk kanë përjetuar një sitiuatë të krahasueshme më atë në Kolumbi, ku suksesi i vetëm i qeverisë është narko-trafiku dhe kontroll i çdo qyteti në Shqipëri, nga jugu në veri nga familje dhe banda kriminale, që terrorizojnë çdo ditëe shtetin dhe qytetarët dhe në çdo votim i garantojnë votën bosëve të tyre në pushtet dhe si shpërblim u garantohet paprekshmëria dhe mbretëria e krimit dhe terrorit.
Eshte turp i madh për Shqiperine dhe shqiptarët dhe padyshim edhe për socialistet e thjeshte tek durojne mbretetimin e krimit qe eshte bere njesh me pushtetarët dhe eshte bere kanceri qe po shkaterron në gjeneze shpresen dhe të ardhmen e çdo qytetari dhe po e detyron çdo familje dhe sidomos të rinjtë të largohen masivisht nga trojet e tyre.
Ajo çfare parajmeroi lideri i opozites z. Lulzim Basha gjatë gjithë ketyre pese viteve çdo dite ishte nje profeci qe për fatin e keq po vertetohet cdo dite.
Kapja e shtetit nga mafja, shuarja e shpreses tek e ardhmja, kriminalizimi total i “Rilindjes”, blerja e votes me parate e droges dhe marrja e mbajtja e pushtetit me kriminele ordinere, qe dhunojne voten dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, eshte lajtmotivi i pushtetit të sotem në Shqiperi dhe kjo eshte tragjedi qe kercenon në themele paqen sociale dhe rendin demokratik.
Shqiptarët dhe padyshim socialistet e vertete po e shohin cdo dite e me shume degradinim e shtetit dhe shoqerise shqiptare, por a mundet nje politikan i kalibrit Europian dhe largpames si Zoti Basha të perballoje i vetem nje barre kaq të rende me boten e krimit dhe friken qe ky pushtet ka mbjedhe në çdo qytetar qe jeton perdite realitetin e hidhur të instaluar në Shqiperi?
Nje lider i pergjegjshem i therret ndergjegjes qytetare dhe shpirtit demokratik të atyre qe ai perfaqeson, për tu perballur më të keqen qe i kanoset vendit të tij. Shqiperia ka dhene prova se eshte e lehte të besh revolucion brenda dites, por e ka pasur shume të veshtire te beje revolucion Demokratik, qe vjen vetem nga kutia e votimit dhe vota e lire e shqiptarëve.
Revolucioni Demokratik vjen nga rinia dhe inteligjenca, e cila fatkeqesisht çdo dite e më teper po behen specie ne zhdukje, nje tjeter investim i forte i Rilindjes për ta mbajtur Shqiperine pa shqiptarë.
Bandat kriminane dhe kriminelet ne pushtet po mbushin tregjet e Europes me prodhimet e tyre të narko-trafikut “Made in Rilindje”.
Kancelarite Europiane kane problemet e tyre të nje Bashkimi Europian super te lodhur nga zgjerimi drejt lindjes dhe shqiptarët kudo qe jane në Europe e kudo, duhet ta shikojne shpetimin e Shqipërisë tek shqiptarët dhe jo diplomatët e huaj qe terheqin në pole te ndryshme të politikave në interes të shteteve qe ata perfaqesojne, apo interesave të tyre personale.
Me dhemb shpirti kur vizitoj Shqiperine ose edhe telefonatat e perditshme qe më vijne nga Shqiperia, ku tashme jo vetem të varferit por edhe shtresa e “pasur” nuk duan të qendrojne apo të mbajne as edhe nje dite, femijet e tyre në Vendlindje, cka po i shkakton kombit katastrofen më të rende demokrafike, 28 vjet pas renjes se komunizmit.
E ardhmje e Shqipërisë nuk mund të jete largimi. E ardhmja e Shqipërisë eshte bashkimi dhe ndergjegjesimi për nje permbysje demokratike nepermjet votes se lire, të bandave Kriminale qe drejtojne sot shtetin tone ame. Alternativa e vetme Demokratike dhe qytetare eshte bashkimi rreth kauzes se opozites dhe liderit më vizionar dhe qytetar qe ka dhe mund të kete Shqiperia z. Lulzim Basha.
Partia Demokratike dhe çdo qytetar i ndershem qe as nuk blihet e as nuk shitet nga bandat dhe krimi i organizuar në Shqiperi duhet të punojne ore e minute per te bere të qarte katastrofen njerezore dhe ekonomike ku e ka çuar Shqiperine “Rilindja”, dhe të ndihmojne ne çdo rast z. Basha për tju bere të qarte shqiptarëve se vendi rrezikon koegzistencen.
Nese edhe njehere pushteti blihet me parate e krimit nga krimnelet e veshur në pushtet, atehere Shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve per liri dhe demokraci do të jene fikur për nje kohe të gjatë.
Rinia dhe inteligjenca shqiptare tashme eshte përqendruar në diaspore dhe neve nuk mundet të rrime duarkryq por të ndihmoje më çdo mjet demokratik, vendosjen dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi.
Partia Demokratike dhe lideri i saj dhe i opozites në teresi, jane vetvetiu shpresa e vetme per ndryshim, për nje shtet funksional dhe promotorë të nje ventingu të vertete politik, për ti prere njehere e përgjithmone lidhjet e krimit me politikanët ne Shqiperi.
Nuk ka asnje krim me pushtet qe mund të frenoje pergjithmone uraganin e lirise dhe revoltes kunder shtypjes, kriminalizimit dhe mohimit të lirise. Eshte koha për ringritje dhe për ti thene jo, qeverisjes nepermjet droges dhe vrasjes se shpreses dhe të ardhmen dhe ajo duhet urgjent të merret në dore nga qytetaret dhe nje qeveri e pergjegjshme qe në themel ka sundimin e ligjit dhe pergjegjshmerine dhe dhogaridhenjen, qe buron vetem nga vota e lire.
Koha e krimit dhe krimineleve, duhet të marre fund njehere e pergjithmone, qe shqiptarët të marrin fryme të lire ne token e tyre arbnore dhe shekullore.
Zoti e bekofte Shqiperine dhe Shqiptarët.
Autori eshte Avokat dhe Kryetar i Deges se Partise Demokratike në Britani

Exit mobile version