New York Times: Rama asnjë shpjegim për dorëheqjen, Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë

Mediat më të mëdha në botë kanë nisur t’i bëjnë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gazeta Nju Jork Tajms ka publikuar një raportim nga AP.
‘Kryeministri shqiptar tha se, ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen.
Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se, ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim.
Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se, Lleshi do të sjellë energji pozitive’.
‘Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër.
Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim’.

Exit mobile version