Kauza e zgjedhjeve të lira, shumë pranë fitores

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, se kauza për zgjedhje të lira e të ndershme është shumë pranë fitores. Basha ishte sërish dje në një drekë pune me ambasadorët e BE ku vijon të diskutojë mbi kauzën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja mundësi që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pas takimit, Basha i cilësoi takimet produktive, pasi sipas tij ambasadorët informohen saktë dhe pa manipulime. Kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se kauza për zgjedhje të lira e të ndershme është shumë pranë fitores. Këto takime, tha Basha, shërbejnë për të informuar saktë dhe pa manipulime aleatët ndërkombëtarë. “Jashtëzakonisht produktive në kuptimin që marrin një informacion të drejtpërdrejtë të pamanipuluar mbi faktet gjendjen aktuale të vendit, rrugët e zgjidhjes që opozita ka propozuar dhe domosdoshmërinë e zgjidhjeve të shtruara nga qytetarët shqiptarë dhe optimizmin tonë total se kauza e zgjedhjeve të lira është shumë pranë fitores”. Këtë herë në drekën e punës ishin të pranishëm ambasadorët e Çekisë, Austrisë, Suedisë, Spanjës, Turqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Lulzim Basha ka shprehur qëndrimin e tij të prerë se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike.

Exit mobile version