“Kemi lindur si parti euroatlantike dhe do të qëndrojmë të tillë”/ Basha: PD është oferta e duhur për Shqipërinë

Në takimin me demokratët e Laprakës, veç të tjerash, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha:

“Kemi lindur si parti euroatlantike dhe do të qëndrojmë të tillë. Kemi lindur si parti properëndimore dhe do të qëndrojmë të tillë. Këtë keni bërë ju për dy vite. Këto dy vite kanë pasur anën e tyre të errët, por kanë pasur dhe anën e tyre të mirë, PD tashmë mund të jetë një ofertë për Shqipërinë. PD po harton një program me ekspertë të vendas dhe të huaj, i cili do t’i vij në ndihmë çdo shtrese të shoqërisë. Së dyti, ky që kemi nisur nuk është një proces formal, por po mëtojmë për të dalë me një program dhe me një ofertë për t’u kthyer në shpresë për shqiptarët.”

WhatsApp Image 2024 02 06 at 18.54.05

Exit mobile version