Kërkohet Paulinho

Ish-drejtori Sportiv i PSG-së, Patrick Kluivert nuk mendon se oferta e Barcelonës për Marco Verrattin do të pranohet. Verratti është dëshira kryesore e Barcelonës këtë verë, por kontrata e tij afatgjatë do të pamundësojë largimin e tij. Ishte shkruar se Barcelona është gati të paguajë deri në 100 milionë euro për Verrattin, por sipas Kluivert as kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme.
“E di që Verratti dëshiron të nënshkruajë me Barcelonën, por PSG nuk do ta lejojë. Do të jetë shumë e vështirë”, tha Kluivert për La Sexta. “Verratti kushton më shumë se sa 100 milionë euro”, tha në fund holandezi.
Barcelona ka shfaqur interesim për mesfushorin brazilian, Paulinho. Sipas portalit të njohur sportiv, Goal.com, Barcelona po synon ta transferojë mesfushorin brazilian, Paulinho. Thuhet se klubi nga “Camp Nou” ka nisur bisedimet me klubin kinez, Guangzhou Evergrande, i cili ka kontratë me lojtarin deri në vitin 2020. Paulinho ka qenë pjesë e Tottenham Hotspur për dy sezone, derisa më herët ka luajtur për skuadrat si: Corinthians, Bragantino, Pao de Açucar e LKS Lodz.
Po ashtu Barcelona ka shfaqur interes edhe për sulmuesin e Monacos Kylian Mbape, por ai dëshiron të shkojë vetëm tek Real Madridi. Sulmuesi 18-vjeçar francez mbylli një sezon të jashtëzakonshëm me Monaco-n, duke arritur të realizojë 26 gola dhe të shumta janë klubet që kërkojnë ta “rrëmbejnë” atë.
Por talenti francez duket se i ka të qarta idetë e tij. “Marca” zbulon se gjatë takimit të së enjtes së kaluar në Palma de Mallorca me presidentin e klubit francez, Dmitry Rybolovlev, 18-vjeçari i ka shprehur atij se dëshiron vetëm Realin e Madridit. “Ose te Reali, ose qëndroj te Monaco”, mendohet t’i ketë thënë Mbappe presidentit të klubit, të paktën sipas “Marca”-s.
Në rast të një largimi të mundshëm të Ronaldo-s gjatë kësaj merkatoje, atëherë me shumë mundësi Mbappe do të ishte lojtari që do ta zëvendësonte portugezin. Tashmë duke parë edhe dëshirën e tij, transferimi në “Bernabeu” duket më i mundshëm. Kampioni i Francës, Monaco ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin 18-vjeçar të Barcelonës, Jordi Mboula.
Lojtari ka qenë në fund të kontratës me skuadrën katalanase, ndërsa ka nënshkruar deri në vitin 2022 me Monacon.
“AS Monaco është e lumtur t’ju njoftojë se ka nënshkruar me Jordi Mboula. Sulmuesi i Barcelonës ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet skuadrës pas 1 korrikut”, thuhet në njoftimin e Monacos. Mboula është një tjetër lojtar i Barcelonës që largohet, për shkak se skuadra e viteve të fundit nuk po beson në lojtarët e akademisë.

Exit mobile version