Këshilltarja e PD, Enriketa Papa: Bashkia e Tiranës u kujtua vetëm sot të nxjerrë skuadrat e energjencës, pasi…

Kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD, bashkia Tiranë, Enriketa Papa ka reaguar përmes një postimi, për situatën e vështirë që kaloi sot Tirana, pasi u përfshi për disa orë nga një stuhi e fortë.

Papa shkruan se Bashkia Tiranë, u kujtua ta nxjerrë sot skuadrën e emergjencës, pasi stuhia shkaktoi përmbytje dhe dëme të shumta.

Reagimi

Bashkia Tiranë u kujtua vetëm sot të nxjerrë skuadrat e energjencës, pasi Stuhia Ciaran shkaktoi përmbytje dhe dëme të shumta.
Qytetarêt e Tiranës u gdhinë sot, pa asnjë paralajmërim mbi stuhinë dhe rrebeshet e shiut. Kryebashkiaku Veliaj u shkujdes të paralamëronte qytetarët dhe bisneset mbi masat e emergjencës dhe gatishmërinë e infrastrukturës së bashkisë për të ndihmuar qytetarët, grupet në nevojë, shkollat, kopshtet, çerdhet, bisneset.

Dhe nesër parashikohet mot i keq dhe situata sot në kryeqytet kërkon asistencë dhe vëmendje për qytetarët dhe bisneset e prekura nga dëmet e shkaktuara.

Bashkia Tiranë nuk ka një plan emergjencash.
Nuk ka një plan evakuimi për rastet e emergjencave.

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike kanë qenë në terren, duke asistuar qytetarët dhe evidentuar dëmet, nevojat e qytetarëve, bisneseve për t‘i raportuar në Këshillin Bashkiak dhe kërkuar masa mbështetëse për çdo njësi administrative.

Exit mobile version