Tërmeti/ Këshilltarja e PD Edlira Devolli, “gozhdon” kryebashkiaken e Durrësit për mashtrimin me bonusin e qerave

Edlira Devolli nënkryetarja e Këshillit Bashkiak Durrës, për opozitën, ka sqaruar për qytetarët e Durrësit se pika që kishte kaluar dhe tërhequr nga rendi i ditës nuk ishte për bonuset e qerasë për të dëmtuarit e tërmetit.

Të dëmtuarit nga tërmeti kanë 8 muaj pa e marr bonusin e qerasë.

Statusi i plotë i Edlira Devollit:

Të nderuar qytetarë Durrsak,
Heqja e pikës së tretë nga rendi i ditës na u komunikua një ditë para mbledhjes.

Heqja thuhej se ishte për arsye saktësimi…

Se si mund të dërgosh një çështje për t’u votuar në Këshill Bashkiak pa qenë e saktësuar, nuk di!

Pika 3 kishte këtë përshkrim:

“PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 15.659.896 LEKË, PËR SUBVENCIONIMIN E QIRASË PËR FAMILJET, QË PËRFITOJNË BONUSIN E STREHIMIT PËR VITIN 2023”

Nga titulli kishte goxha ndjeshmëri. Me qytetarët që kam kontaktuar u’a kam shpjeguar se nuk trajton bonusin e qerasë për familjet e prekura nga tërmeti por subvencionon 50% të qerasë së familjeve apo individëve në nevojë, ose me probleme socialekonomike.
Për këtë do flas më gjatë pas “saktësimit”.

Lidhur me faktin se shumë nga Ju e kanë keqkuptuar dhe janë në pritje të marrjes së Bonusit të qerasë (familjet e dëmtuara nga tërmeti), shtrova pyetjen :
” Sa kohë ka pa u paguar bonuset e qerave dhe kur do kalojnë pagesat e prapambetura në llogaritë e qytetarëve? Keni një datë? Cila është arsyeja e vonesës?”

Përgjigja e marr nga Kryetarja e Bashkisë Durrës ishte: “Ju ftoj të lexoni aktin normativ se kush i ka detyrimet për të bërë pagesat e bonusit. Është detyrim i Ministrisë së Financave. Kemi bërë dy kërkesa në Ministrinë e Financave për të cilat nuk kemi marr përgjigje negative, pra nuk na është thënë se nuk do paguhet bonusi.
Jemi në pritje të kalimit të tij, me kalimin e financimit do të bëhet likujdimi i plotë për familjet që janë në pritje.”

Pra datë se kur do paguhet bonusi i qerave për familjet e prekura nga tërmeti nuk ka!

Partia Demokratike do të jetë gjithmonë zëri i qytetarit!

Exit mobile version