Kështjella e rrënuar e Berishës

Nga Zef Ndreka

Vetëm një letër e gjykatës në drejtim të të paprekshmit Berisha dhe arrestimit të dhënderrit të tij Malltezi, mjaftoi që ngrehina prej kashte apo Kështjella ku pretendente Berisha të mbrohet, të rrënohet.
Bashkë me rrënimin e Kështjellës së tij të Foltorës ku përdori flamurin e PD-së për tu mbrojtur, ra edhe Berisha me ledhat e tij Noka, Bardhi, Sajmiri etj mbështetës pa tru.
Por rrënimi apo rrëzimi i Kështjelles ka krijuar një traume gati të pariparueshme të opozitës në përgjithësi dhe të PD-së në veçanti.
Mos njohja e autoritetit dhe pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, të gjykatës apo organit të akuzës vetëm e thellon më tej falin, vetëm përçanë më tej opozitën dhe shtyn në pushtet akoma më gjatë Ramën.
Ndërkohë, nga kjo traumë humbasin shqiptarët. Është detyra e PD-së tani në këtë situatë të mos heshtë, por të ndërmarrë akte politike konkrete, për të penguar zgjatjen e tribalizimit të PD-së.
Rrënimi i Kështjellës se Foltorës, sigurisht që erdhi nga mbështetja permanente dhe e vendosur e SHBA-ve ndaj SPAK-ut. Por edhe opozita zyrtare, duhet të prononcohet më tepër e më fort në mbështetje të saj, të reformave më të thellë në drejtësi.
Vendi ynë i katandisur si një shtet feudal, ka vetëm një shpresë sot: Partite politike e veçanërisht PD-ja të mbështesë drejtësinë. Që loja e pinpongut politik PD-PS, apo më saktë,  loja 32 vjeçare e Berishës me socialistët të ndalet. Është pikërisht kjo lojë që ka krisur dhe thyer boshtin e opozitarizmit duke goditur enkas drejtësinë për të mbrojtur vetën nga bëmat dhe mëkatet që kanë kryer.
Berisha ka hallin e vet. Foltorja njëlloj si Berisha, është një organizatë në thelb kriminale dhe korruptive.
Ndaj sot duhen idetë e reja, të dalim nga llumi që ka kaluar opozitën.
Po ku janë idetë?!
Përse nuk artikulohen?
Përse heshtet?!
Apo presim akoma që dikush tjetër të nxjerrë gështenjat e pjekura nga prushi i SPAK-ut?!
Tashmë duhen ide dhe “armë që shkrepin”, mjaft me qëndrime e takime të ekuilibruara pa frut.
Opozita ka hapsira pa fund.
Çfarë presin më?!
Exit mobile version