Spahiu: Marrëveshja Meloni-Rama s’do zbatohet sepse nuk e lejon BE

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” këtë të premte që marrëveshja mes Ramës dhe Melonit, për emigrantët afrikanë nuk ka për t’u realizuar, pasi sipas tij ka për tu bërë pengesë Bashkimi europian.

Ai tha se nëse emigrantët afrikanë që kërkojnë azil në Itali, sillen në Shqipëri, atyre u shkelen të drejtat themelore të njeriut gjë që nuk kanë për ta lejuar gjykatat e Bashkimit europian.

“Kjo marrëveshje është e parealizueshme për shkak të ekspozitave të konventës europiane të të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë se nuk vuajnë shqiptarët nga 30.000 afrikanë që do vinë, problemi është se atyre u shkelen të drejtat themelore të njeriut.

Ata kanë kërkuar azil politik në një shtet europian siç është Italia. Çdo kalim i dhunshëm drejt një shteti tjetër, ka vendime të disa gjykatave europiane që e hedhin poshtë. Unë mendoj se Rama me Melonin kanë luajtur politikisht, janë të dy xhongler ndërkombëtar”,-tha Kreshnik Spahiu.

Exit mobile version