Erl KODRA
Kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë, domethënë, nuk ka asnjë mundësi që kjo GJAMË të kalojë ngjashëm me skandalet e tjera, çfarëdo që të ngjasë, edhe sikur në planetin Tokë të ulen jashtëtokësorët.
Ndërsa po shkruaj këto rradhë, po dëgjoj në ABC News të ftuarën e ditës më të zezë të demokracisë shqiptare, zonjën e Partisë Socialiste dhe të Rilindjes, Mimi Kodheli. E pabesueshme në fakt. Kjo grua, kjo nënë, kjo femër; pa u skuqur, e qetë, e bindur, e sigurtë në ato çfarë thotë vazhdon e mbron pa pikën e turpit, turpin lakuriq të Edi Ramës, teksa ka përdhunuar masivisht shqiptarët, vullnetin dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira. Kjo grua, që grua i thënçin, vazhdon e mbron perversitetin e Edi Ramës me një lloj qetësie olimpike, pa u skuqur, pa e ndjerë fare se po mbron atë që një qenie normale njerëzore nuk mund t’a mbrojë.
Mimi Kodheli sapo e bëri.
Për fat të keq zonja Kodheli nuk është vetëm. Si ajo janë gjithë kuplaraja e Edi Ramës. Më të zellëshmit do t’i shohim në darkë nëpër televizione, duke lëpirë ndyrësitë e tij. Do t’i shohim pas ndonja një ore, teksa do të mbyten në nga llapa e vet, ndërsa Edi do t’u lëshojë mu në gurmaz topat e mëdhenj me mutin e brekëve të grisura të Shukri Xhelilit.
Nuk më vjen keq për ata që nuk duan të shkëputen nga nevojtorja Edi Rama, por më vjen keq për shqiptarët e mirë socialistë, që nuk po u ndahen dotë krimeve të ndyra, edhe pas 75 vitesh. Më vjen keq, sepse edhe ata janë shqiptarë si ne, si unë e si ti që po lexon këto rradhë. Jemi aq pak për të patur kaq shumë llum mes nesh. Jemi aq të afërt, sa gjëma në shtëpinë e socialistëve shqiptarë po mban peng Shqipërinë.
Unë nuk e di nëse ka ndonjë zë kundër Edi Ramës në Partinë Socialiste, por nëse nuk flasin sonte, le të heshtin përgjithmonë. Sepse sonte është ai momenti që ndanë dy botë, dy epoka.
E mira dhe e keqja kurrë më parë nuk kanë qenë kaq lehtësisht të dallueshme, kaq të qarta.