Kievi ankohet: Telegram ka bllokuar programet e inteligjencës ukrainase

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-ëve zyrtarë të saj, përfshirë “chatbot”-in e inteligjencës ukrainase.

 

“Bot”-ët janë aplikacione softuerike, të programuara për të kryer detyra të caktuara, ndërsa “chatbot”-ët, në nivelin më bazik, janë programe të krijuara për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, përmes ndërveprimit me tekst apo me zë.

“Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të ‘bot’-ëve zyrtarë që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ‘bot’-in kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegram-it.

“Me gjithë bllokimin e ‘bot’-it tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram

Exit mobile version