Killeri i ministrit kërcënon biznesmenin amerikan për llogari të oligarkut rus

Kryetari i PD, Basha ka dhënë një informacion të rëndë përsa i përket lidhjes së botës së krimit me një ministër të qeverisë. Basha ka deklaruar në Parlament se pas një kërcënimi që i është bërë një biznesmeni amerikan qëndron killer i një ministri. Por jo gjithçka mbaron këtu. Basha ka thënë se kërcënimi ëhstë bërë ndaj biznesmenit amerikan për llogari të një oligarku rus. Basha ka thënë se kjo përket Prokurorisë të hetojë në lidhje me këtë akt kriminal dhe ka paraljamëruar se në rast se kjo nuk do të ndodhë nga Prokuroria, atëhere do të vihen në lëvizje mekanizma të tjerë. Basha ka thënë se do të japë informacione të tjera në lidhje me këtë rast.

Exit mobile version