Në botën e sotme gjithnjë në ndryshim e sipër, të gjitha doktrinat, sistemet, modelet dhe rrugët janë subjekt i testimit të kohëve dhe praktikës. Meqenëse kushtet kombëtare ndryshojnë nga një vend në tjetrin, nuk ka një mënyrë fikse të zhvillimit, e cila duhet të jetë e vetmja efektive dhe e aplikueshme për të gjithë. Një rrugë zhvillimi është e zbatueshme vetëm kur i përshtatet kushteve kombëtare të një vendi. Rruga e zhvillimit të Kinës ka marrë formë në mjedisin kinez.
E parë nga jashtë, Kina të jep përshtypjen e vendit autoritar, ku fjala e lirë censurohet, ku të drejtat e njeriut shkelen sistematikisht dhe regjimi e ushtron pushtetin e tij të egër në të gjitha sferat e shoqërisë kineze, duke e detyruar popullin të jetojë tërësisht i ndrydhur. Megjithatë, gjërat duket se nuk janë vetëm bardh e zi.
Në një sondazh të kohëve të fundit 385 personat që u përgjigjën flisnin për absurditetin me të cilin u është dashur shpesh të përballen kur një sjellje është ligjërisht e lejueshme, por e ndaluar, ose e kundërta, kur një sjellje ligjërisht e ndaluar shpeshherë tolerohet. Që nga liria e fjalës, tek aktivizmi i komunitetit LGBT, e deri tek pazaret e pasurive të paluajshme, amerikanët e rinj shprehen se jetesa në vendin më të madh autoritar të botës i ka ndihmuar të krijonin një ide se çfarë është dhe nuk është e pranueshme në Kinë.
Ndoshta shembulli më konkret për tolerancën kineze ndaj praktikave të jashtëligjshme shfaqet më së miri në fjalën e urtë kineze: “Malet janë të larta dhe perandori ndodhet larg”. Në Kinë është e përhapur tendenca që zyrtarët e autoriteteve lokale të injorojnë ligjet jo të volitshme, pasi janë të bindur se nuk do të ndëshkohen nga autoriteti qendror.
Për studentët amerikanë që duan të udhëtojnë drejt Kinës për studime, raportimet mediatike në Shtetet e Bashkuara lidhur me censurën e internetit, burgosjen e disidentëve si dhe ligjet dragoniane për kontrollimin e qytetarëve luajnë rolin kryesor për krijimin e perceptimeve që ata kanë për vendin. Por, pas 30 vjetësh. reforma dhe hapje me botën, vendi komunist tashmë ofron një kombinim të liberalizimit ekonomik me reformat e ngathëta sociale e ligjore dhe një sërë rrymash të forta ideologjike për të krijuar një përzierje dinamike të kufizimit dhe lirisë që rezulton tepër e vështirë për t’u analizuar.
Nuk është e çuditshme që studentët e rinj nuk dinë asgjë për Kinën sapo zbresin në aeroport. Në një sondazh të kohëve të fundit, Foreign Policy, pyeti studentë dhe doktorantë, të cilët kanë jetuar në Kinë që të tregonin histori të ndryshme nga eksperienca e tyre në vend. 385 personat që iu përgjigjën sondazhit flisnin për absurditetin me të cilin u është dashur shpesh të përballen, kur një sjellje është ligjërisht e lejueshme, por e ndaluar, ose e kundërta, kur një sjellje ligjërisht e ndaluar shpeshherë tolerohet. Që nga liria e fjalës, tek aktivizmi i komunitetit LGBT, e deri tek pazaret e pasurive të paluajshme, amerikanët e rinj shprehën se jetesa në vendin më të madh autoritar të botës i ka ndihmuar të krijonin një ide se çfarë është dhe nuk është e pranueshme në Kinë.
“Përpara se të shkoja në Kinë”, shkruan Rowland Coleman, i cili ka studiuar në Universitetin Nankai në qytetin verilindor Tianjin në vitin 2011 teksa ndiqte një universitet tjetër amerikan, “kisha krijuar idenë se ishte një vend i egër ku çdo pakënaqësi evidentohej dhe dënohej me shpejtësi”. Ky nuk është një supozim shumë i hiperbolizuar, duke qenë se autoritetet shtetërore mbajnë nën kontroll të rreptë mediat e shoqërinë civile dhe kanë arrestuar shumë gazetarë kinezë, pasi kishin postuar materiale të palejueshme në internet.
Coleman, aktualisht toger i forcave amerikane, kujton se një ditë sëbashku me një mikun e tij, po diskutonin çështje të stërvitjes ushtarake teksa prisnin autobusin. Një tjetër mik i klasës së tij i afrohet dhe i paralajmëron me zë të ulët: “Kini kujdes se çfarë thonë, ka veshë kudo”. Gjatë javëve të para, Coleman dhe shokët e tij të klasës flisnin me zë të ulët, madje përshpërinin, sa herë që duhet të diskutonin diçka që mund të konsiderohej “delikate”. “Besoj se ishte më dyshuese mënyra se si flisnin, jo ato që thonim”, kujton ai.
Por gjatë kohës që jetonte në Kinë, teksa filloi të ndërvepronte me profesorët kinezë dhe zuri miqësi me njerëzit e zonës, Coleman zbuloi se nuk ishte detyrimisht e ndaluar që qytetarët të diskutonin çështje delikate dhe të shprehnin pakënaqësitë e tyre, madje ishte diçka e zakonshme edhe pse ekzistonte një ligj që ndalonte të flitej me kritikat dhe në raste të rralla zbatohej.
“Shprehja e pakënaqësisë ndërmjet qytetarëve ishte kthyer në një lloj praktike të përhershme”, shkruan Coleman. Ai thekson se, kritikat përqendroheshin më shumë në pengesa që shkaktonin vështirësi në jetën e tyre të përditshme dhe frenonin zhvillimin ekonomik, jo tek ndryshimi politik i nivelit të lartë apo idealet madhore. “Rastet kur kam parë njerëz që kapërcejnë vërtet kufirin e toleruar, ka qenë kur organizoheshin masivisht, shkruanin në internet idetë e tyre ose ndërmerrnin sulme personale kundër ndonjë anëtari të partisë”, thotë Coleman.
Pjesëmarrës të tjerë të sondazhit kanë përshkruar gjithashtu perceptimin e tyre të “vijës gri” që ndan të tolerueshmen nga gjërat e jashtëligjshme në Kinë. “Shpeshherë jam çuditur kur kam takuar kinezë, të cilët ndajnë lirisht mendimet e tyre kritike në lidhje me qeverinë”, shkruan Christian Curriden, i cili ka studiuar në qytetin jugor Nanjing falë një projekti të Brigham Young University. “Kufizimi i fjalës së lirë duket se varet jo nga gjërat që thua, por nga numri i audiencës që të dëgjon”. Vëzhgimi i Curriden në fakt është i drejtë, pasi autoritetet nuk shqetësohen zakonisht për komentet e provat e bëra nga qytetarët e thjeshtë, të cilët nuk bëjnë thirrje për veprim.
Ndërkohë që organizatat jo-qeveritare dhe organizatat e Shoqërisë Civile, teknikisht të ligjshme, janë përballur me presione të vazhdueshme nën regjimin e Presidentit Xi Jinping, presioni duket se nuk është aplikuar në të njëjtën mënyrë. Brandon Kemp, i cili ka studiuar në Pekin në vitin 2015 nëpërmjet Programit Akademik CET, zuri miqësi me disa qytetarë kinezë, të cilët ishin aktivë në komunitetin LGBT në Pekin dhe Shangai. Kemp u çudit kur zbuloi se pavarësisht pengesave që hasin në përgjithësi OJQ-të, lëvizjet aktiviste të LGBT-së kishin arritur të infiltroheshin në familjet tradicionale kineze dhe, jo vetëm që i kishin shpëtuar dënimit, por kishin filluar të ktheheshin në trend.
Ndoshta shembulli më konkret për tolerancën kineze ndaj praktikave të jashtëligjshme shfaqet më së miri në fjalën e urtë kineze: “Malet janë të larta dhe perandori ndodhet larg”. Në Kinë është e përhapur tendenca që zyrtarët e autoriteteve lokale të injorojnë ligjet jo të volitshme, pasi janë të bindur se nuk do të ndëshkohen nga autoriteti qendror. Thorstan Fries ka studiuar për një vit në Universitetin Tsinghua të Pekinit gjatë vitit 2013. Por eksperienca e tij e parë në Kinë, përpara se të zhvendosej në kryeqytet, ka qenë kërkimi i zhvillimit të biznesit për një resort kinez në zonën e largët malore të Guilinit, teksa studionte gjuhën në një institut kinez. Aty ai kuptoi marrëdhënien e dyshimtë që ekziston ndërmjet biznesit dhe autoritetit lokal në një vend që zhvillohet me kaq shpejtësi.
“Ishin duke negociuar kushtet e kontratës së menaxhimit me një kompani perëndimore resortesh”, kujton Fries, “dhe më kërkuan të dërgoja të gjitha licensat tona nga departamentet përkatëse kineze, licensën e ndërtimit, hotelerisë, dokumentet lokale etj”. Por kur Fries i tha shefit të tij për dokumentacionin e nevojshëm që kërkohej nga kompania ndërkombëtare, burri e pa me një fytyrë të shokuar. “Ai më pas filloi të më tregonte të gjitha planet që kishte bërë në zonë dhe të gjitha ndërtesat që kishte ngritur në zona të palejuara”.
Fries mbeti i hutuar. “Qeveria na lejon të ngremë gjithë këto ndërtesa, por nuk na jep licensat përkatëse?” pyeti ai shefin e tij. Duke vendosur dorën mbi njërin sy, ai iu përgjigj: “Bëjnë kështu”, duke treguar se autoritetet lokale bënin një sy qorr kur bëhej fjalë për ndërtime të jashtëligjshme.
Përsëri, ndërkohë që implementimi i ligjit në Kinë mund t’i lejojë ndonjëherë qytetarëve më shumë liri nga sa u është dhënë në ligj, mund të ndodhë edhe e kundërta. Kyle Lawlor ka studiuar në Universitetin e Pekinit gjatë vitit 2009 gjatë festimeve në nder të 60-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Aty ai ka parë parada të ekzagjeruara ushtarake dhe demonstrime të jashtëzakonshme të fuqisë së shtetit, por një kujtim i është ngulit më shumë në mendje.
Lawlor shkruan se vuri re një grua të moshuar, e cila qante përballë sheshit “Tiananmen”, vendi i bastisjes së dhunshme kundër mijëra studentëve në vitin 1989 dhe që tani duket se është fshirë nga kujtesa. Rojet e larguan gruan menjëherë në mënyrë brutale. Edhe pse ligjet nuk ndalojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë shfaqjen e emocioneve në vend publike, shokët kinezë që shoqëronin Lawlorin tregun se ishin tepër të bezdisur nga kjo sjellje e gruas së moshuar dhe nga shpërthimi i saj emocional. Teksa shkruante për këtë eksperiencë, Lawlor thotë se ngjarja e ka prekur shumë dhe i është ngulitur thellë në kujtesë.
Ndoshta është pikërisht vështirësia e identifikimit të kufirit të ligjit në Kinë, ajo që i bën studentët amerikanë të mendojnë se ligjet nuk ekzistojnë. Yolanda E, e cila është rritur në Shtetet e Bashkuara, ka studiuar në Universitetin Lindore të Kinës në Shangai gjatë vitit 2010 teksa ishte studente e Universitetit të Uashingtonit. Gjatë natës së 4 korrikut, disa nga shokët e saj të klasës blenë një kuti të madhe fishekzjarresh dhe i ndezën ato jashtë dritareve për të festuar festën amerikane me të.
Ata më pas shkuan jashtë në një zonë të mbushur plot me dyqane dhe qytetarë. Një nga miqtë e saj valviste një flamur amerikan dhe ndizte fishekzjarre, pavarësisht faktit se shpërthimet ishin duke bezdisur dhe rrezikuar seriozisht kalimtarët. Teksa ndihej “e turpëruar” nga sjellja e miqve të saj, Emg shkroi se, ata e trajtonin Kinën sikur të ishte një kënd lojërash.
Natyrisht këto eksperienca jashtë vendit i kanë ndihmuar studentët që të kuptojmë më mirë kompleksitetin që fshihet nën fasadën monolite të këtij vendi. Ligjet e ngurta të Kinës e bëjnë jetën në vendin më të populluar të botës shumë herë më të tolerueshme dhe më pak mbytëse nga sa mendojnë shumica e të huajve. Për brezin e ri të amerikanëve, të jetosh në një botë ku Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, këto informacione janë mjaft të çmuara.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI