Kinezët zhdukin Berluskonin

Strategjia e pronarëve të rinj të Milanit është e qartë: të shkruhet një faqe e re në historinë e klubit kuqezi. Për t’i qëndruar besnik këtij “betimi” duhet ndërprerë çdo lidhje me epokën e vjetër.
E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se nga muret e klubit janë hequr disa foto që paraqesin sukseset më të mëdha të epokës Berluskoni. Në fakt, heqja e kujtimeve berluskoniane është një sinjal i qartë që klubi po kthen faqe në çdo aspekt.
Një tjetër detaj që vërteton erën e ndryshimit që ka kapluar ambientin kuqezi ishte poltrona e Adriano Galianit në tribunën VIP, ku për herë të parë pas 31 vitesh pamë të ulej administratori i ri i “Djallit”, Marko Fasone.

Exit mobile version