Kishin terrorizuar veriun e Italisë me dhjetëra vjedhje në banesa, goditet banda e hajdutëve! Sekuestrohen sende me vlerë dhe para

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare, e cila  në pak javë dyshohet se kanë kryer 50 vjedhje banesash në të gjithë Italinë Veriore, midis Venetos, Emilia Romagna-s dhe Lombardisë.

 

Në banesa janë vjedhur sipas policisë, mallra të shumta me vlerë dhe mbi gjysmë milionë euro.

Në momentin që ata janë arrestuar, së bashku me kreun e bandës, u janë gjetur dhe sekuestruar sende të tilla si; gjerdan, byzylykë, unaza, ora, varëse, çanta, kuleta, rripa dhe madje edhe tharëse flokësh, fshesa elektrike, përpunues ushqimi dhe thika kuzhine.

Hetimet dhe shpërthimi

Hetimi nisi në mesin e muajit nëntor kur agjentët, duke analizuar elementët e grumbulluar gjatë disa vjedhjeve të kryera në zonën e Padovës, identifikuan dhe rikonstruktuan lëvizjet e një bande të përbërë nga 3 shqiptarë të specializuar për krime grabitqare. Operacioni blic nga policia u zhvillua natën e 16 dhjetorit, ku një 29-vjeçar u gjet brenda një apartamenti të parë, më me përvojë nga të tre dhe i konsideruar si kreu i bandës, në posedimi i dhjetëra sendeve të vjedhura dhe dy radiove dhe disa telefonave të përdorur për të mbajtur kontakte me bashkëpunëtorët gjatë vjedhjeve.  Për të është lëshuar urdhër arresti për vjedhje dhe marrje mallrash të vjedhura.

Gjuetia për bashkëpunëtorët

Në një apartament të dytë në Bareggio, në provincën e Milanos, policia gjeti një grua, partnere e njërit prej dy të shpallurve të tjerë të shpallur në kërkim, një 45-vjeçar shqiptar i dënuar gjithashtu për vjedhje shtëpie, të kryera në Itali dhe Belgjikë.

Në shtëpi ajo fshihte “një pjesë tjetër të madhe të mallit të vjedhur”, thotë Shtabi i Policisë dhe për këtë arsye është denoncuar për marrjen e mallit të vjedhur.

Po atë natë agjentët bastisën një apartament të tretë, në provincën e Bergamos, duke kërkuar për bashkëpunëtorin e tretë dhe të fundit, 30 vjeç dhe me histori vjedhjeje, por nuk iu gjet asnjë gjurmë.

Exit mobile version