Kjo është foto e Presidentit të Ekuadorit në hotelin e luksit që i kushtoi Asange nxjerrjen nga ambasada

Një foto e presidentit ekuadorian Lenin Moreno që po qëndron në shtrat me një pjatë gjigande me aragostë përpara tij mund të ketë nxitur dëbimin e Julian Assange nga ambasada e Londrës.

Fotografia shumë e turpshme për politikanin e krahut të majtë Moreno, vendi i të ka prpbleme të mëdha financiare – ishte pjesë e 200 e-maileve, shkrimeve dhe dokumenteve private të postuara në faqen e internetit anonime INApapers.org në fillim të muajit të kaluar.

Moreno fajësoi ËikiLeaks të Assange për botimin dosjes dëmtuese, ku përfshiheshin edhe fotografi të tjera të presidentit dhe gruas së tij në pushimet luksoze evropiane.

Në një intervistë radiofonike, Moreno pretendoi se “fotot e dhomës sime, gjërat që unë ha dhe se si gruaja ime, vajzat dhe miqtë e mi kërcejnë” janë postuar në mënyrë të paligjshme.

“Assange nuk mund të gënjejë, mbi të gjitha nuk mund të hakojë llogari dhe telefona privatë,” u nxeh Moreno. ËikiLeaks ka mohuar se fshije pas këtij postimi, por postimet në internet duket see kanë dëmtuar së tepërmi Morenon.

Të enjten, presidenti i dha fund azilit shtatë-vjeçar të Assange në ambasadëne Ekuadorit, duke hapur derën për oficerët e policisë britanike për të arrestuar 47 vjeçarin, në mënyrë që ai të mund të përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara për akuza të tjera të piraterisë.

Zyrtarët ekuadorianë thanë se dëbimi i Assange nga ambasada ndodhi për shkak se ai kreu një numër shkeljesh, duke përfshirë edhe trazim të kamerave të sigurisë atje, duke keqtrajtuar edhe rojet, duke hyrë në dosjet e sigurisë pa leje, duke instaluar pajisje elektronike të deformimit dhe duke vepruar përgjithësisht si një snob i neveritshëm.

Assange shpërndate nevojat e tij personale në muret e ambasadës, tha ministri i brendshëm ekuadorian Maria Paula Romo. Ministri i Jashtëm José Valencia shtoi se Assange kishte probleme “me higjenën”.

Përveç kësaj, zyrtarët ekuadorianë pretendonin se Assange nuk e lante ËC-në, linte të brendshmet e tij të pista kudo, nuk i lante enët dhe nuk kujdeset siç duhet për macen e tij.

Moreno gjithashtu ka thënë se Assange ka shkelur një marrëveshje me Ekuadorin që e ndalonte atë të komentojë mbi situatat politike në vende të tjera.

Burime politike kanë thënë se Moreno ishte nën presion të madh nga administrata Trump për të dëbuar Assange.
SHBA dëshiron që Assange të përballet me akuza se ka komplotuar me ish-analistin e zbulimit të ushtrisë, Chelsea Manning për të hakuar një kompjuter të klasifikuar qeveritar dhe për të marrë një sërë dokumentash që janë publikuar nga ËikiLeaks.
Moreno, i cili mori drejtimin e Ekuadorit në vitin 2017, u përpoq të ushtronte presion ndaj Assange në vjeshtë duke ndaluar aksesin e tij në internet. Assange iu përgjigj me një padi.

Avokati i Assange, Jennifer Robinson, të dielën akuzoi shtetin e Amerikës së Jugut për përhapjen e pretendimeve të rreme si justifikim për të mundësuar dëbimin e klinetit të saj.

“Ekuadori i ka bërë këto pohime për të justifikuar aktin e paligjshëm dhe të jashtëzakonshëm të lejimit të policisë të hyjë brenda një ambasade,” tha Robinson për Sky Neës.

Paraqotja e ardhshme në gjykatë e Assange është planifikuar në datën 2 maj dhe pritet të shfaqet në lidhje të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, ai do të kërkojë kujdes mjekësor në burg për dhimbje të rënda në shpatull dhe probleme dentare, tha ËikiLeaks.

Exit mobile version