Lëngu i gjelbër që i rregullon nivelet e sheqerit në gjak

Tipi 2 i diabetit është sëmundje e cila ndikon që nivelet e sheqerit në gjak të një personi të jenë shumë të larta.

Nëse nuk trajtohet, mund të shfaqen probleme me sy, veshka, këmbë dhe nerva, transmeton Telegrafi.

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në menaxhimin e sheqerit në gjak, por është gjithashtu e rëndësishme ta keni parasysh se sheqeri, yndyra dhe kripa duhet të konsumohen me sasi të kufizuar.

Veç kësaj, është e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme, si pemët dhe perimet.
Ushqime dhe pije të caktuara gjithashtu janë dëshmuar se kanë veti të cilat e zvogëlojnë sheqerin në gjak – një në veçanti është lëngu i lakrës së gjelbër.

Një studim i përmasave të vogla ka zbuluar se lëngu i lakrës së gjelbër ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kjo lakër është e mbushur me vitamina esenciale, minerale dhe nutrientë të cilët kanë ndikim minimal negativ në nivele të sheqerit në gjak.Perime tjera të shëndetshme të cilat mund t’i konsumoni janë edhe lakra, spinaqi dhe brokoli.

Exit mobile version