Kjo është ministrja e re e Energjitikës: Pas kërcimtareve si braziliane, shfaqet ‘këngëtare’

Si një nga emërimet e para të qeverisë në vitin 2013, zonja Balluku ka qenë kohët e fundit në qendër të akuzave për keqpërdorimin e fondeve të Albcontroll-it.
Disa ditë më parë, mediet publikuan foto dhe video nga festa luksoze e organizuar nga “Albcontrol”, institucion i drejtuar prej saj, ku veç faktit se ishte organizuar në të vetmin hotel me 5 yje në Tiranë, nuk mungonin balerinat e veshura si për karnavale, që dhuronin spektakël.
Pas këtyre videove, Syri.net, ka arritur të sigurojë një tjetër video nga kjo festë, ku Balluku shfaq talentin e saj si këngëtare, përkrah Flori Mumajesit.
Ministrja Balluku duket aq lozonjare por dhe shumë dorëlëshuar, duke patur parasysh se sa shumë mund të kushtojë një festë në hotel Plazza, sidomos kur edhe numri 9 të ftuarve është shumë i lartë.

beli

Exit mobile version