Klop akuza arbitrit

Jurgen Klopp ka akuzuar arbitrin John Moss se donte qendrën e vëmendjes në barazimin dramatik të Liverpool me Tottenham. Mohamed Salah shënoi golin e parë të sfidës dhe Wanyama barazoi në fund të takimit, ku filloi edhe një histori më vete. Harry Kane humbi një penallti të dyshimtë përpara se Salah të shënonte një gol fantastik në kohën shtesë.
Por arbitri Moss jep një tjetër penallti për Spurs në sekondat e fundit të ndeshjes pas faullit të Van Dijk ndaj Lamela-s. Këtë herë Kane nuk shpërdoron duke shënuar golin e 100-të në Premier League. Klopp ishte i zhgënjyer dhe konfuz nga vendimet e arbitrit, që janë vërtetuar tashmë se kanë qenë të drejtë, tha se Moss donte të merrte qendrën e vëmendjes.
“Nuk e keni marrë vesh? Nuk mund t’i afrohem dhomës së tyre deri gjysmë ore pas ndeshjes”, shprehet Klopp për “Sky Sports” kur pyetet nëse i kishte ardhur një ndjesë nga zyrtarët.
“Ishte një pozicion jashtë loje i qartë në penalltinë e parë, e pabesueshme, nuk e di se çfarë po diskutonin. Po, Van Dijk e preku, por Lamela po kërkonte kontaktin”. “Ky ishte niveli i ndeshjes së sotme, por më pas një situatë në sekondat e fundit në atë mënyrë? Wow. Ai donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe ia doli”.
Pas barazimit 2-2, që Kane arriti nga një penallti, në minutën e 95-të të sfidës Liverpool-Tottenham, Jurgen Klopp u ankua për dy “ndëshkimet e dekretuara” nga arbitri Jon Moss. “Unë jam i zemëruar, por nuk mund të ndryshoj asgjë. Nëse them se çfarë mendoj, do të paguaja gjobën më të madhe në historinë e futbollit, tha Klopp, i cili shpjegoi lëvizjet e diskutueshme. Arbitri kryesor dhe ai i linjës ndikuan në rezultat. Penalltia e parë e Tottenham ishte rast pozicioni jashtë loje, nuk e di se çfarë po diskutonin. Në pjesën e dytë, Van Dijk e preku, por Lamela po kërkonte kontaktin. Keqardhje, sepse gjithçka ndodhi në minutën e fundit. Arbitri kryesor tha që loja të vazhdojë, por ai i linjës e mori vendimin”.
Supersfida mes Liverpool dhe Tottenham ka dhuruar spektakël dhe emocione të pafundme, sidomos në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Gjithçka filloi me një penallti të akorduar në favor të Spurs, ku kryesori John Moss shkon për të biseduar me anësorin, i cili mesa duket ka pasur një pamje më të mirë. Pasi kaluan një moment të vetëm në cepin e fushës, ata vendosin se penalltia ishte dhe në atë moment ndodh diçka e çuditshme.
Teksa kryesori Moss po shkonte drejt zonës, anësori mori rrugën drejt vijës fundore aty ku rrinë zakonisht anësorët gjatë penalltive. Dhe teksa po shkonte aty ka bërë një gjest sikur ishte duke festuar penalltinë e akorduar. Ose mbase ka qenë një tik nervor, nuk i dihet.

Exit mobile version