Klopp përgatit një surprizë të madhe anti-Real

Ka qenë padyshim sezoni më i hidhur për Adam Lallana, ku si pasojë e dy dëmtimeve të rënda, ka luajtur shumë pak dhe ka humbur vendin në kombëtaren angleze, që do të luajë në Kupën e Botës 2018, pavarësisht se figuron në listën e futbollistëve të vënë në pritje nga Gareth Southgate.
Gjithsesi, në fund mund të vijë shpërblimi i madh, pasi Jurgen Klopp beson shumë te aftësitë e tij teknike dhe te cilësia me topin në zotërim, kësisoj me mendon për një surprizë të madhe në formacionin e Liverpool për finalen e Champions League, të shtunën kundër Real Madrid…
Klopp po mendon që të aktivizojë 30-vjeçarin në rolin e mesfushorit të avancuar, ashtu si luante Coutinho, duke lënë jashtë formacionit Georginio Wijnaldum. Pra, Lallana duhet të bëj rolin e Coutinho, ndërsa Jordan Henderson dhe James Milner do të luajnë pas shpinës së tij duke bërë “punën e pisët”.
Ky është një opsion që është parë disa herë në stërvitjet e Liverpool në Spanjë, por të shohim nëse Klopp do të ketë kurajën të aktivizojë që nga minuta e parë një futbollist që ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje në këtë sezon, në vend të dikujt që ka luajtur 46 ndeshje.

Exit mobile version