Koalicioni Euroatlantik ka njoftuar zyrtarisht zhvillimin e aktivitetit përmbyllës të fushatës elektorale më 8 Maj, ora 18:30, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Në një mesazh dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, drejtuesit e koalicionit theksojnë rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si një moment vendimtar për forcimin e mesazhit politik dhe angazhimin qytetar.
“Prania juaj dhe pjesëmarrja sa më e gjerë janë thelbësore për suksesin e këtij eventi,” thuhet në komunikim, i cili vjen në një fazë kritike, vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit.
Pritet që në këtë event të marrin pjesë përfaqësuesit kryesorë të Koalicionit Euroatlantik, kandidatët për deputetë nga të gjitha qarqet, si dhe një numër i konsiderueshëm mbështetësish nga e gjithë Shqipëria.
Koalicioni Euroatlantik ka zhvilluar një fushatë intensive, të fokusuar në çështje të rëndësishme për qytetarin dhe familjen shqiptare, drejtësia, ekonomia, integrimi europian dhe rikthimi i besimit në politikë.
“Bëhuni pjesë e mbylljes së fushatës – Shqipëria meriton më shumë!”