Nga Ismail Ferraj – Kandidat për deputet në Qarkun e Vlorës
Një nga angazhimet më të rëndësishme për jetën kulturore në qytetin tonë është përfshirja në programin e Koalicionit Euroatlantik e dhënies së statusit Teatër Kombëtar për Teatrin “Petro Marko”. Kjo është një mundësi reale për ta kthyer këtë institucion në një qendër të fuqishme arti dhe krijimtarie për Vlorën dhe për gjithë vendin.
Ky status i ri do të shoqërohet me investime në infrastrukturë, rritje të cilësisë së aktiviteteve artistike dhe hapësira të reja për artistët e rinj. Teatri “Petro Marko” do të jetë një hapësirë e hapur, dinamike dhe përfaqësuese për artin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si i ri që vjen nga bota e artit, besoj thellësisht se Vlora ka nevojë për më shumë kulturë, më shumë hapësirë për krijim dhe më shumë vëmendje ndaj talenteve të saj. Dhe kjo nuk është vetëm një dëshirë – është një zotim.
*Ismail Ferraj është kandidat për deputet në Qarkun e Vlorës. Aktiv në çështje rinore dhe shoqërore, ai është drejt përfundimit të studimeve për pikturë në Universitetin e Arteve. Me përkushtim për zhvillimin e kulturës, artit dhe mundësive për të rinjtë, Ismaili përfaqëson një brez të ri që beson tek ndryshimi.
Postimi i plotë:
Teatri “Petro Marko” në Vlorë, Teatër Kombëtar – Një Projekt i Rëndësishëm për Kulturën dhe Artin!
Transformim tërësor dhe i rëndësishëm për kulturën dhe artin në qytetin tonë. Në programin e Koalicionit Euroatlantik, është parashikuar që Teatri “Petro Marko” të shpallet Teatër Kombëtar, një hap i madh drejt zhvillimit të artit dhe kulturës në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë.
✔️Ky status i ri do të sjellë mundësinë për një reformim të plotë të infrastrukturës së teatrit, si dhe një rivlerësim dhe zgjerim të programeve artistike, që do të pasurojnë jetën kulturore të qytetit dhe do të ofrojnë mundësi për talente të reja dhe krijues. Teatri “Petro Marko” nuk është thjesht një ndërtesë, por një simbol i kulturës dhe historisë sonë që meriton të rritet dhe zhvillohet.
Angazhimi ynë është që të krijojmë mundësi për një teater modern dhe dinamik, që do të jetë i hapur për të rinjtë, për krijimin e vlerave të reja kulturore, si dhe për promovimin e artit shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
E VETMJA RRUGË për #Vlorën, Voto nr.4 Ismail Ferraj kolona 4✔️
#votoismailferraj4✔️
#KoalicioniEuroatlantik✔️
#VloraMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë